Fakte

10 Faktet më interesante për luanin “Mbretin e Kafshëve”

Shkruar nga Faktoman

Luani është një kafshë e fuqishme që ndryshe njihet edhe si “Mbreti i Kafshëve”.

Këtë noftë ai e ka marr për shkak të sjelljeve të tij. Tipari kryesor i luanit është krenaria e theksuar.

Faktoman.com sjell për ju 10 faktet më interesante për luanin, të cilat nuk i keni ditur.

1- Këto mace të mëdha jetojnë dhe krenohen me grupet e tyre prej 10 deri 15 anëtarësh. Luanët zakonisht janë shumë mbrojtës ndaj të vegjëlve të tyre.

2- Ulërima e luanit është shumë e zëshme dhe e fuqishme sa që mund të dëgjohet deri 8 kilometra larg.

3- Luaneshat janë ato që dalin në gjueti, ndërsa luanët luajnë rolin e mbrojtësit duke kontrolluar dhe patrulluar zonën e tyre, të cilën e ruajnë me krenari.

4- Një luan mesatar ka nevojë për 7 kilogram mish në ditë, ndërsa një luaneshë ka nevojë të konsumojë rreth 5 kilogramë mish në ditë.

5- Nëse mbahet nëpër cirqe apo edhe peng nga njerëzit, luani mund të jetojë deri në 25 vjet, ndërkaq në ambient të egër ai jeton prej 12 deri 16 vjet, transmeton Faktoman.com

6- Luanët nuk kanë dëshirë të dalin në gjah. Këtë e bën femra, luanesha. Por nëse ndonjëherë luani ndeshet me ndonjë kafshë tjetër, për shkak të krenarisë së madhe, atij nuk i pëlqen konkurrenca dhe ka gjasa shumë të mëdha që ai të mundohet të vras grabitqarët e ushqimit të tij apo ndonjë kafshë rivale.

7- Luaneshat zakonisht gjuajnë drenusha, bufalo, elefantë, zebra e të ngjashme. Por gjithashtu, ata sulmojnë edhe hienat kur mbesim pa ushqim.

8- I duhen plot dy vjet luaneshave që të rriten për të dalë në gjah.

9- Shpejtësia mesatare që luanët mund të arrijnë është deri 81 kilometër në orë.

10- Nëse luani kryesor, prijësi i kopesë vritet, rivali që e vret atë vret edhe gjithë këlyshët e kopesë.