Receta Gatimi Shëndet

Shurup me karota dhe mjaltë për shërimin e ftohjes dhe kollës

Shkruar nga Faktoman

Jeni ftohur dhe keni kollë? Falë vitaminave të gjendura tek karotat dhe mjalti, ky kombinim është kura ideale për parandalimin dhe trajtimin e ftohjes, kollës dhe problemeve të tjera të frymëmarrjes.

Përbërësit

3 ½ kupë karota (400 g)

5 lugë gjelle mjaltë organik (125 g)

Përgatitja:

Fillimisht i lani karotat mirë, i prisni në copa të vogla dhe i vendosni në një enë të mbushur me ujë.

I vendosni enën në zjarr dhe lëreni derisa të zbuten karotat.

I hiqni nga zjarri dhe filloni t’i shtypni me një pirun ose lugë.

Më pas e hidhni purenë e karotave në një kavanoz dhe përziejeni me 5 lugë gjelle mjaltë.

E mbuloni kavanozin dhe lëreni të paktën 1 ditë para se ta konsumoni.

Si ta përdorni

Merrni 4-5 lugë gjelle nga ky shurup çdo ditë për të lehtësuar kollën.

Për ta përdorur si trajtim parandalues, mund të merrni 1 lugë gjelle nga shurupi çdo ditë.

Nëse ju duket shumë e ëmbël, mund ta përzieni me gjysmë kupe ujë të vakët.

Mos harroni:

Kjo kurë natyrale nuk është për njerëzit me nivele të pakontrolluara të sheqerit në gjak. Mjalti mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.

Nuk rekomandohet as për personat që trajtohen me diuretikë, pasi mund të rrisë efektin e tyre dhe të shkaktojë rezultate të padëshirueshme shkruan Shëndeti.

Ja disa nga përfitimet më të mira të karotave:

Karotat janë një burim natyral i vitaminave A, C dhe B, të cilat njihen për rolet e tyre antioksiduese dhe mbrojtëse në trup.

Ata përmbajnë beta-karotene, një përbërës që, përveçse është i mirë për shëndetin vizual, përmirëson edhe reagimin e sistemit imunitar kundër viruseve dhe baktereve.

Janë të mira gjithashtu edhe për rregullimin e nivele të kolesterolit në gjak dhe eliminimin e toksinave të mbetura.

Karotat përmbajnë edhe agjentë anti-inflamatorë, që ndihmojnë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Kjo, së bashku me fuqinë antibiotike të mjaltit, e bën atë trajtimin e duhur për shërimin e shpejtë të kollës dhe ftohjes