Femra

Si mund të kuptoj nëse cikli im menstrual është i parregullt?

Shkruar nga Faktoman

Cikli juaj menstrual konsiderohet si i parregullt nëqoftëse ndryshon më shumë se disa ditë në gjatësi nga muaji në muaj. Është mëse normale që të keni një cikël të parregullt ose disa cikle herë pas here. Por, nëse ju vazhdoni që të keni cikle të parregullta, ose nëse keni cikël vetëm në tre muaj deri gjashtë muaj, atëherë është koha që të vizitoni mjekun tuaj.

Shumica e intervaleve të cikleve menstruale ndodhin rreth çdo katër javëve, me varg normal në mes të ditëve 21 dhe 35. Për të llogaritur ciklin tuaj menstrual, filloni duke llogaritur nga dita e parë e ciklit të fundit dhe ndaloni së llogarituri në ditën e parë të ciklit të ardhshëm.

Shumë faktorë mund të ndikojnë në ciklin tuaj menstrual, duke përfshirë ndryshime hormonale, ndryshime në dietën ushqyese apo rutinën e ushtrimeve, stresi dhe shtimi në peshë apo humbja e peshës. Por, disa cikle të pazakonta në vazhdimësi mund të sinjalizojnë një problem të tillë të njohur si sindromi policistik i vezoreve apo fibroidet.

Një cikël i parregullt, poashtu mund të ndërlidhet me hiperplazia-n endometriale, një gjendje ku rreshtimi i mitrës bëhet më i trashë. Megjithatë, ky paraqet problem vetëm gjatë ndryshimit të hormoneve zakonisht gjatë periudhës kur një grua preket me menopauzë.

Nëse shihni vetëm një sasi të vogël të gjakut rreth kohës që prisni ciklin tuaj, atëherë kjo realisht mund të mos jetë cikli juaj, por ndodhë si pasojë e ovuluimit, gjatë shtatzënisë, pas seksit apo si një simptomë e një problemi mjekësor. Metodat kontraceptive hormonale mund të shkaktojnë një gjë të tillë poashtu.

Por nëse keni këtë problem gjatë ciklit tuaj, atëherë është mirë ta informoni mjekun tuaj.