Thënie të mençura

Thënie motivuese për jetën nga Richard Branson

Shkruar nga Faktoman

Richard Branson është personi i cili, në një hapësirë kohore pak më të gjatë se dhjetë vite, ka menaxhuar ta shndërrojë një dyqan të vogël muzikor në biznes gjigant i cili operon në të gjitha kontinentet e globit.

Por ai gjithashtu është personi që ka shumë gjëra të mençura të thotë për jetën.
life

Më poshtë i keni disa nga thëniet e tij motivuese, të cilat faktoman.com i sjellë për ju:

– Nëse jeni ndërmarrës dhe ende nuk keni bërë asnjë gabim, atëherë nuk jeni një ndërmarrës i vërtetë.

– Nëse nuk të pëlqen ajo çfarë po bëni, atëherë mos e bëni!

– Krenaria asnjëherë nuk më ndalon të kuptoj kur jam gabim!

– Asnjëherë mos e lini fjalën “nuk mundem” t’ju ndalojë t’i ndiqni ëndrrat dhe idetë që i keni.

– Më mirë është të premtoni pak dhe të dhuroni shumë sesa anasjelltas.

– Në biznes, si në jetë, është e rëndësishme të bëni gjëra të mira!

– Mbani mend: Askush i cili ka qenë afër vdekjes, nuk ka qenë i penduar se ka shpenzuar shumë pak kohë në zyre të punës!

– Nuk jeni automatikisht person me fat. Duhet të punoni për këtë!

– Slogani im është ky: bëhuni të lumtur dhe paraja nuk do të jetë problem!

– Bëhuni miq me armiqtë! Ky është rregull që vlen në biznes po aq shumë sa vlen në jetë.

– Jam krejtësisht i bindur se asgjë në jetë nuk është e pamundur