Tech

Rriteni shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Shkruar nga Faktoman

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të humbur pa internet.

Problemet me internet të ngadalshëm mund të jenë me të vërtetë nervozuese, kjo pasi sot interneti përdoret jo vetëm për komunikim por edhe për biznes.

Sot ka një numër pajisjesh që varen në Wi-Fi, si celularët, tabletët dhe laptopët. Ristartimi i ruterit nuk ju ndihmon për ta rritur shpejtësinë, por ekzistojnë disa mënyra që përmirësojnë shpejtësinë tuaj të internetit për të paktën tri herë më shumë, transmeton Gazeta Express.

Këto janë ato mënyra:

Mos e mbani ruterin afër objekteve metalike ose elektrike

Frigoriferi ose mikrovala mund të ngadalësojë shpejtësinë e çdo ruteri duke penguar sinjalin e tij. Nuk duhet ta vendosni ruterin afër ndonjë objekti të tillë. Mënyra më e mirë e vendosjes së tij është pranë laptopit apo kompjuterit tuaj.