Kuriozitete

Katër ushqimet që përshpejtojnë plakjen

Shkruar nga Faktoman

Gjatë përkujdesjes për dukjen dhe shëndetin tonë, rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet ushqimit. Llojllojshmëria e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, pa vetëdijen tonë mund të ndikojë negativisht tek dukja dhe shëndeti ynë. Këtu kemi mbledhur 4 ushqime të cilat ndikojnë në plakjen e parakohëshme.

Çdo gjë e skuqur mund të shkaktojë pasoja të dëmshme në trup. Sipas Andrea Giancoli, dietolog, ushqimet e skuqura si patatet, mund të shkaktojnë inflamacion në trup dhe rrezik për sëmundjet e zemrës.

Llojet e mishit të përpunuar

Kanë një përmbajtje të lartë yndyre dhe të gjitha ushqimet që mund të kontaminohen lehtësisht. Qëndro sa më larg këtyre produkteve që shkaktojnë inflamacion në trup.

Ëmbëlsirat me përmbajtje të lartë sheqeri dhe me shumë karbohidrate

Janë gjithashtu rrezik për plakjen. Jo vetëm që ndikojnë në shtimin në peshë, por gjithashtu të krijojnë edhe rrudha. Giancoli thotë se konsumi i shumë produkteve të tilla mund të ?ojë në shterim të kolagjenit të lëkurës, aq shumë i domosdoshëm për të luftuar krijimin e rrudhave.

Mishi i kuq

Po ashtu një përbërës që ka përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Përpiqu të konsumosh sa më pak mish dhe më shumë mish pule apo fruta deti, në mënyrë që të shmangësh yndyrën e lartë që mund të shkaktohet në trup. Nëse vërtet të pëlqen mishi i vi?it, zgjidh më mirë fileto, sepse ka më pak rrezikshmëri.