Kuriozitete

Depresioni i dimrit, ja çfarë duhet të bëni

Shkruar nga Faktoman

Për shumë njerëz, rituali vjetor i kthimit të orës një orë prapa është shoqëruar me një ndjenjë dëshpërimi, siç njihet dëshpërimi i dimrit. Janë disa shenja si mungesa e energjisë, nuk ndjen shumë kënaqësi nga aktivitetet dhe nevoja për më shumë gjumë dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me orën por dhe vetë me stinën e dimrit.

Nëse përmendim rastet në Britani dhe 2 deri në 8% e njerëzve në vende të tjera të largëta të tilla si Kanadaja dhe Suedia, këto simptoma janë po aq të rënda sa njerëzit nuk janë në gjendje të punojnë apo të vazhdojnë me aktivitetin e tyre normalisht. Ata preken nga një formë e depresionit, të shkaktuar nga ndryshimet e stinëve. Ky quhet çrregullimi emocional i sezonit ose thjesht trishtimi, mërzitja.

Përveç episodeve depresive, mërzitja karakterizohet nga simptoma të ndryshme duke përfshirë sëmundjet si gripi, ftohja, bajamet dhe dëshirat ekstreme për karbohidrate që çojnë në shtim të peshës. Meqë kjo është e kundërta e çrregullimeve të mëdha depresive ku pacientët vuajnë nga ndërprerja e gjumit dhe humbja e oreksit, ata që preken nga çrregullimi emocional i sezonit ose mërzitja thjesht vuajnë nga një version tjetër i sëmundjes së njëjtë.

“Njerëzit që ndihen të mërzitur janë po aq të sëmurë sa njerëzit me faktorë depresivë. Brenda McMahon, studiuese dhe psikiatre në një intervistë për The Guardian tregon se duhet kushtuar një rëndësi e madhe njerëzve që ndihen të trishtuar ose thjesht të mërzitur, kryesisht në këtë periudhë, sezoni dimi, edhe pse ajo thotë se Mërzitja ose të jesh i trishtuar është thjesht një spektër dhe ka shumë më tepër njerëz që nga spektri e kalojnë në çrregullim duke u përballur me depresionin.

Rreth 10-15% e popullsisë në Angli ka nën-sindromën e Mërzitjes. Këta individë ljanë në luftë të vërtetë më gjendjen e tyre, edhe pse pa e kuptuar, gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe vuajnë nga shumë simptoma të njëjta, por nuk kanë depresion klinik. Ndërkohë që popullsitë e vendeve të tjera ndihen thjesht të lodhur dhe të përgjumur por nuk vuajnë shumë nga mërzitja.

Një teori për arsyen pse ekziston kjo lloj ‘sëmundje’ lidhet edhe me evolucionin. Rreth 80% e të prekurve nga mërzitja janë gra, veçanërisht ata në moshën e rritur. Tek gratë e moshuara, prevalenca e mërzitjes apo trishtimit është më e ulët dhe disa studiuest besojnë se kjo gjë lidhet me ciklet e jetës dhe sjelljes së paraardhësve tanë.

“Dhjetë mijë vjet më parë, gjatë epokës së akullit, kjo tendencë biologjike për të ngadalësuar ritmin e punës dhe aktiviteteve të tjera gjatë dimrit ishte e vlefshme, sidomos për gratë në moshën riprodhuese, sepse shtatzënia sillte shumë energji intensive. Por tani kemi një shoqëri që qëndron aktive 24-orë, ne priremi të jemi aktivë gjatë gjithë kohës dhe ky është një shqetësim i madh. Sidoqoftë një pjesë e vogël e njerëzve e përjetojnë atë kaq shumë saqë në një moment ndihen plotësisht të paaftë”.

Megjithatë, psikiatrit u bëjnë thirrje të prekurve të largohen nga disa nga terapitë alternative në treg sepse mërzitja nuk është një sëmundje e rëndë, është një problem sezonal e cila mund të kthehet e rrezikshme nëse nuk largohet me kalimin e kohës. McMahon sugjeron se ka disa përbërës që ndikojnë pozitivisht si tryptofan, një aminoacid që konvertohet në serotoninë në trupin tonë, duke na dhënë më shumë energji.