Horoskop

Horoskopi javor nga 6. nentor deri 12. nentor 2017

Shkruar nga Faktoman

DASHI21. mars – 20. prill
Jupiteri do ketë ndikim shume te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do ju beje shume te logjikshëm. Edhe ata qe kane pasur vështirësi do ndihen shume me te qete. Beqaret do ndihmohen shume nga Venusi dhe do realizojnë disa takime sensacionale. Buxheti do ketë përmirësime qe ditët e para prandaj organizojini gjerat sa me mire qe te shlyeni edhe borxhet, por t’iu mbeten para edhe për te investuar. Dëgjojini edhe këshillat e miqve te ngushte. Shëndeti mund te ketë shqetësime ditët e para, por qe nga e mërkura e me tej do ndiheni me ne forme. Ne pune do ju dalin here pas here goxha sfida te vështira. Mos u dorëzoni, por bëni te gjitha përpjekjet e mundshme. Buxheti do jete i mire.

DEMI21. prill – 21. maj
Jave ideale për te marre vendime te rëndësishme do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Flisni paraprakisht me partnerin ne mënyrë qe te mos keni me pas probleme dhe tentoni te bëni edhe diçka ndryshe. Beqaret do realizojnë takime vërtet premtuese qe shume shpejt do ua ndryshojnë jetën. Buxheti do lere shume për te dëshiruar prandaj tregohuni te logjikshëm me shpenzimet nëse nuk doni tronditje e probleme serioze. Edhe gjendja shëndetësore nuk do jete ne periudhën me te mire te mundshme. Mund te vuani nga migrena ose nga problemet me frymëmarrjen. Ne pune do i keni idetë shume te qarta për ato qe duhet te bëni dhe nuk do gaboni aspak. Jeta familjare do jete e ngrohte.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Këtë jave, si ju ashtu edhe partneri, do mundoheni te krijoni një klime sa me te ngrohte përreth jush. Do i shprehni me hapur idetë, mendimet, por edhe ndjenjat. Dita e premte dhe e shtune do jene me te veçantat. Beqaret duhet te pranojnë te dalin neper takime, por jo te fillojnë menjëherë lidhje. Financat nuk do jene aspak te këqija, megjithatë mire është te shmangen investimet e tepruara dhe dhëniet e huave. Shume shpejt do ju duhen goxha para ne xhep për një nevoje te papritur. Për shëndet me te mire duhet te flisni sa duhet dhe duhet te ushqeheni me ushqime bio. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe keni për t’ia dale. Familja do ketë një dite te zakonshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Këtë jave do e keni shume te thjeshte ju te dashuruarit ta përmirësoni marrëdhënien ne çift sepse te gjithë yjet do i keni ne krah. Bashkëpunimi do jete me i ngrohte dhe emocionet do i shprehni pafund te dy palët. Për beqaret do favorizohen dashuriçkat kalimtare pa ndonjë te ardhme, por tejet emocionuese. Do jene ata qe do e vendosin nëse do përfitojnë apo jo. Buxheti ka për te pasur goxha probleme pasi do jeni te palogjikshëm me shpenzimet dhe do bëni gabime te mëdha. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as i keq. Po bëtë pak me shume aktivitet fizik do ndiheni me mire. Ne pune mos bëni çfarë thonë te tjerët, por reflektoni dhe bëni ashtu si ju do logjikoni. Familja do jete mbështetje e madhe ne çdo moment.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Java do filloje stuhishëm sot për gjithë ju qe jeni ne një lidhje, por pas dy ditësh çdo gjë do normalizohet pas kritikave te të afërmve dhe reflektimit tuaj. Ndonjëherë si pa e kuptuar bëni gjera vërtet te gabuara. Beqaret do kenë plot takime, por ai qe do realizojnë ditën e enjte ne mbrëmje do jete me i jashtëzakonshmi. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do përmirësohet me shume se kurrë me pare. Lodhja mund te sjelle shqetësime shëndetësore, kështu qe mundohuni te çlodheni e te relaksoheni pa u bere gjendja alarmante. Ne pune duhet te jeni me besues tek aftësitë tuaja dhe keni për te arritur atje ku dëshironi. Ne familje do mbizotërojë alegria.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Ka rrezik qe marrëdhënia me partnerin te jete goxha delikate gjate kësaj jave. Do keni debate te forta me atë qe keni ne krah dhe as njeri e as tjetri nuk do toleroje. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe ka rrezik te bëjnë disa gabime qe do ju peshojnë shume edhe ne te ardhmen. Nxitimi te çon gjithmonë ne rruge te gabuar. Buxhetin duhet ta keni me tepër nen kujdes dhe duhet te bëni një menaxhim te mire. Vetëm kështu do i shmangni problemet. Gjendja shëndetësore do ketë here pas here luhatje. Çlodhuni me tepër dhe ushqehuni si duhet. Ne pune do jeni dominues dhe te jashtëzakonshëm. Te gjithë do duan t’iu kenë pjese te ekipit. Ne familje do mbizotërojë një klime e ngrohte.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Gjate gjithë javës do ju ndryshoje humori ju te dashuruarve dhe do keni si debate te forta me partnerin ashtu edhe momente romantike dhe ngazëllyese. Asgjë nuk mund te parashikohet paraprakisht. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do vendosin shpejt e shpejt te hedhin hapa te rëndësishme. Me shpenzimet bëni kujdes. Mos e lëshoni shume dorën sepse do ju mbarojnë shpejt te ardhurat. Shëndeti do jete i mire nëse nuk abuzoni me alkoolin apo kafene. Aktivitetin fizik gjithashtu nuk duhet ta ndalni asnjëherë. Ne pune gjerat kane për te ecur goxha mire sepse do mendoheni dhe do bëni plane para se te hidhni çdo lloj hapi. Jeta familjare do jete shume e këndshme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Dialogu ka për te mbizotëruar ne çift gjate gjithë kësaj jave. Kjo do beje qe edhe konfliktet e vjetra te zgjidhen shpejt dhe zemra do ju rrahe shume me fort. Beqaret me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pasi ashtu emocionet do jene akoma me te fuqishme. Do ketë surpriza këtë periudhe. Ne planin financiar, po nuk bëtë kujdes dhe po e tepruat me shpenzimet për gjera qejfi, do keni tronditje vërtet serioze. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por nëse vizitoheni dhe merrni mjekimet e duhura, situata do rregullohet shpejt. Ne pune do jeni te frymëzuar dhe do bëni me te mirën. Disa mund te marrin edhe një propozim zyrtar për një detyre te re. Ne familje do ketë debate.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Atmosfera ne jetën tuaj ne çift ka për te qene gjithë kohës e ngrohte gjate kësaj jave. Do e keni shume me te lehte te flisni me partnerin për çdo teme dhe afrimiteti do forcohet. Beqaret do fiksohen pas disa persona te cilët kane tashme një lidhje dhe do mërziten tej mase kur te mos i arrijnë dot t’i tërheqin pas vetes. Sektori i financave do mbetet i mire vetëm nëse ju ndalni shpenzimet e kota. Nga ana tjetër nuk duhet as te jepni hua tek te afërmit, pasi nuk është momenti. Shëndeti do jete dinamik e madje nuk do keni me as shqetësimet e dikurshme. Ne pune bëhuni gati për ndryshime te jashtëzakonshme qe do iu bëjnë edhe me te njohur ne fushën tuaj. Ne familje do mbizotërojë tensioni.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Jeta juaj ne çift do jete shume intensive gjate kësaj jave. Do argëtoheni pafund me partnerin dhe do bëni gjera te jashtëzakonshme me te. Beqaret për fat te keq nuk do kenë fat dhe do enden kot se koti sa andej këtej. Yjet nuk do jene ne favorin e tyre. Ne planin financiar do ju mbështesin gjithë kohës familjaret dhe nuk do gjendeni ne vështirësi. Për shëndet te mire ushqehuni si duhet dhe mos e teproni me gatimet pikante dhe ato shume te kripura apo te ëmbla. Ne pune duhet te jeni me kurajoze dhe duhet te ndërmerrni edhe ndonjë rrezik për te pare sa te zotet jeni. Me familjaret marrëdhënia do jete e kënaqshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt
Kjo do jete një nga periudhat me te mira dhe me te begata për jetën tuaj ne çift. Venusi dhe Jupiteri do ju bëjnë te ndiheni si mbi re. Beqaret do jene tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t’i tërheqë pas vetes. Do jene shume pa fat dhe kështu kane për te mbetur nëse vazhdojnë te kërkojnë te pamundurën. Financat do mbeten delikate gjithë kohës kështu qe mundohuni te shpenzoni sa me pak ne mënyrë qe t’iu mbeten para edhe për nesër. Shëndeti nuk do jete i keq, por nëse konsumoni me shume proteina dhe vitamina do jeni edhe me ne forme. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do ju bëni balle edhe sfidave me te vështira. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Ditët e para te kësaj jave do jete te qeta për ju te dashuruari, por nga e enjtja e me tej emocionet do shtohen furishëm. Zemra ka për t’iu rrahur shume fort. Beqaret do kalojnë shume peripeci, por ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë e do nisin një lidhje te bukur. Te ardhurat do jene te shkëlqyera fale ndikimit pozitiv te Merkurit. Do mund te bëni edhe ndonjë investim afatgjate. Gjendja shëndetësore ne disa momente mund te ketë probleme, prandaj duhet t’i kushtoni me tepër vëmendje. Ne pune Marsi do ju shtyje te mblidhni forcat dhe te realizoni edhe një projekt gjigand qe dikur ju është dukur i pamundur. Me dëshirë dhe këmbëngulje mund te arrihet gjithçka. Familja pa shqetësime.