Femra

Si ta dini se i pëlqeni atij? Ja gjestet që tregojnë mendimet e meshkujve

Shkruar nga Faktoman

Si ta kuptoni nëse dikush ju dëshiron apo ju tërheq vëmendjen

Gjestet shpeshherë zbulojnë mendimet që nuk shprehen me fjalë, prandaj më poshtë tregohen tetë nga gjestet kryesore që shfaqin ndjenjat dhe mendimet e meshkujve.

1. Gjatë takimeve me njerëz që u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë, meshkujt instinktivisht ngrenë ose mbledhin vetullat. Në rast se njeriu që takojnë u duket interesant, simpatik, ata i ngrenë paksa vetullat, ndërsa në të kundërtën, i mbledhin duke krijuar rrudha të lehta në ballë.

2. Kur një burrë, pasi takohet me dikë, e mban gojën të hapur paksa, bashkëbiseduesi/ja paraqet interes për të.

3. Nëse ka interes apo jo për dikë, kjo duket qartë në fytyrën e mashkullit. Veç dy shenjave të sipërpërmendura, ai do të buzëqeshë dhe sytë e tij do të rrezatojnë.

4. Nëse mashkullit i pëlqen një femër, ai fare instinktivisht do të shkojë dorën mbi flokë, madje e përsërit këtë gjest disa herë.

5. Në rast se një femër nis të flasë dhe mashkulli e dëgjon me vetulla paksa të ngritura, ky gjest tregon se atij i pëlqen ajo femër. Në rast se mashkulli shikon “normalisht”, nuk i lëviz fare vetullat, vështrimi është disi indiferent, kjo do të thotë se atij nuk i pëlqen as ti, as ajo çka i thua.

6. Në rast se jeni ulur dhe mashkulli papritmas fillon të rregullojë rrobat e veta, kjo do të thotë se ai është mjaft i emocionuar e dëshiron të duket sa më i mirë para teje. Dhe kjo, sepse ti atij i pëlqen..

7. Në rast se një mashkull e lëviz vështrimin, si i thonë, nga koka te këmbët dhe kundron figurën tënde, kjo do të thotë se ti i pëlqen, se ai e ka vlerësuar figurën tënde dhe shikon te ti një partner të mundshëm seksual.

8. Në rast se një mashkull fillon të lavdërohet për “meritat” e tij, për aftësitë e tij, pamjen e tij të jashtme, edhe pse hera-herës mund të duket qesharak, kjo do të thotë se ai dëshiron të tregohet i denjë për ty, të “thotë” se është i bukur e i aftë dhe të përshtatet. Pra, ti atij i pëlqen.

Si ta dini se i pëlqeni atij
Meshkujt mund t’ju habisin. Një ditë është i mirë me ju, ndërsa ditën tjetër e shihni se si flirton me tjetrën para syve të tu. A dëshiron ai të ta tërheqë vëmendjen ty apo të të largojë nga vetja? Më poshtë radhiten disa raste që ndihmojnë të kuptosh se çfarë mendon ai.

Mban premtimet
Djemtë dhe vajzat nganjëherë me qëllim nuk e thërrasin personin që simpatizojnë që ai ta pyesë veten se për çka është fjala. Në qoftë se ai/ajo të telefonon apo takon menjëherë që është kthyer nga puna etj., ai me këtë ju tregon haptas se jeni duke i pëlqyer.

Kur është afër teje nuk flet
Ai është llafazan i madh kur është me shokët e tij, por kur është me ju vetëm skuqet në fytyrë. Ai është i dashuruar. Mos harroni se edhe djemtë dinë të bëhen nervozë. Për këtë arsye kur e shihni se është skuqur në fytyrë ose nuk flet ju ia dhuroni një buzëqeshje, sepse ai ende nuk është i çiltër me ju. Ky djalë e pret vetëm një shenjë nga ju.

Kur meshkujt frikësohen
Djemtë frikësohen se mos i refuzoni dhe mendojnë se më mirë është që shokët e tij të bëjnë këtë pyetje. Në këtë mënyrë ai nuk rrezikon t’i merret fytyra.

Shoqërohet me ty
Ai e di se si të të afrohet ty, rri në shoqërinë tënde dhe në këtë mënyrë ai është afër teje. Si të jesh e sigurt se ai nuk flirton me shoqet tuaja? Ai çdo bisedë e bën për ty dhe interesohet për problemet e tua.

Dashuria juaj është e vërtetë nëse:
– I mungoni njëri-tjetrit, e nuk jeni parë vetëm një javë.
– Kënaqeni me njëri-tjetrin dhe nëse keni gabime.
– Mbasi grindeni i kërkoni falje njëri-tjetrit.
– Nuk hidhëroheni në çfarëdo fjalë ofenduese.
– Je më shumë i/e gëzuar se sa xheloz/e, nëse asaj/atij i ka ndodhur diçka shumë e mirë.
– E dëgjoni me vëmendje kur ai/ajo ju këshillon.
– Gjithmonë i ndihmoni njëri-tjetrit.