Fakte

Fakte të çuditshme rreth gjumit

Shkruar nga Faktoman

Sigurisht që gjumi përmbush nevojat e organizmit për relaks dhe rifurnizim me energji, duke mbajtur shëndetin tuaj dhe mendor në gjendjen e duhur.

Por e gjitha kjo ndodh pasi drita fiket dhe sytë tuaj mbyllen. Gjumi ndikon në memorien, zemrën, si dhe në shëndetin e dhëmbëve tuaj. Shkencëtarët kanë zbuluar disa fakte të çuditshme rreth gjumit.

Memoria bëhet e ndryshueshme

Pas një pushimi të caktuar truri relaksohet. Memoria afatgjatë formohet kryesisht gjatë gjumit kur truri rindërton disa eksperienca të jetuara. Por si arrijmë ne ti kujtojmë këto eksperienca? Nga një studim i realizuar nga University of Lubeck në Gjermani u tregua se gjumi jo vetëm që forcon dhe rrit kapacitetin e memories, por regjistron edhe eksperiencat e jetuara nga individi. Nëqoftëse dy nxënës do të mësonin një listë me fjalë dhe njëri prej tyre do lihej të flinte kurse tjetri jo, kur ata t’i pyesnim për listën do të vëreheshin ndryshimet. Nxënësi që nuk kishte fjetur gjumë nuk do të ishte i aftë të riprodhonte listën në memorien e tij. Ndërsa studenti që kishte fjetur do të bënte një renditje të saj.

Gjumi përmirëson rrahjet e zemrës

Një natë e mirë do të thotë gjumë i qetë. Dhe dihet se gjumi është thelbësor për një zemër të shëndetshme. Mungesa e gjumit mund të shfaqë probleme serioze për shëndetin duke ndikuar në shfaqjen e hipertensionit dhe rritjen e presionit të gjakut. Sigurisht që bashkë me to shtohet edhe rreziku për të shkaktuar atak kardiak. Vetëm gjumi i rregullt mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin e këtyre organeve dhe shmangien e sëmundjeve.

Dremisni dhe buzëqeshni

Kur ju lëkundeni gjatë gjumit apo ktheheni nga njëri krah në tjetrin buzëqeshni. Në Journal of Periodontology studimet kanë treguar së gjumi sjell efekte të dobishme për dhëmbët tuaja. Kështu një gjumë i shëndetshëm gjatë natës ju fal një buzëqeshje rrezëllitëse gjatë ditës. Por këtu theksohet efekti negativ i shkaktuar nga pirja e duhanit. Kërkimet kanë treguar se sasia e pakët e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe këto ndikojnë keq edhe në shëndetin e dhëmbëve tuaj./faktoman.com

Gjumi ndikon në ritmin e jetës suaj

Nëse ju e gjeni vetën tuaj zgjuar dhe energjik në orë të vona të natës, dhe vuani nga pagjumësia do të thotë se keni një mutacion gjenetik. Kombinimet gjenetike mund të shpjegojnë pse disa njerëz preferojnë jetën e natës. Kështu në varësi të orarit tuaj të gjumit ju përcaktoni edhe ritmin e ditës në vazhdim. Nëse çoheni rreth orës gjashtë ose shtatë të mëngjesit do të jeni më optimistë dhe aspak të përgjumur.

T’ia dalësh edhe me pak orë gjumë

Disa njerëz mund të kalojnë një ditë normale edhe me pak orë gjumë. Por për disa të tjerë ky mund të jetë një problem i vërtetë ku nevojat për energji dhe çlodhje do të jenë të pamposhtura. Nëse ju jeni akoma të përgjumur edhe shumë kohë pasi jeni çuar nga gjumi kjo ka të bëjë me përbërjen tuaj gjenetike e cila i ka të caktuara orët e nevojshme të gjumit. Jo të gjithë mund të kënaqemi dhe relaksohemi me të njëjtat orë gjumë. Dozat e gjumit janë të ndryshme për persona të ndryshëm.

Disa këshilla për të pasur një gjumë të qetë:
– Është mirë që të mos flini gjatë ditës
– Kufizoni kafeinën dhe alkoolin
– Mos pini duhan, nikotina vështirësojë rënien në gjumë
– Ekspozoni veten ndaj dritës së diellit
– Bëni ushtrime fizike herët në mëngjes
– Kontrolloni nivelet e hekurit në gjak
– Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur
– Mos bëni asgjë stimuluese
– Mbani dhomën e gjumit të qetë, dhe të rehatshme

Nevojat për një orar të rregullt gjumi
Të gjithë e dimë që regjimi stabilizon organizmin tonë. Të abuzosh me gjumin do të thotë të plakesh para kohe. Pagjumësia e vetëstimuluar është problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen më shumë se çdo gjë tjetër. Kur vendos të bësh një investim për veten, duhet të zbatosh këshillat me rigorozitet, sepse në të kundërt shpenzon para dhe kohë kot. Eficenca e trajtimit nuk është në nivelin e dëshiruar. Pagjumësia dhe mungesa e regjimit ç’akordojnë organizmin. Stimulojnë rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve, si dhe borsat e syve. Të vendosësh rregull është domosdoshmëri. Nëse je mësuar të qëndrosh pa gjumë, mësohesh shumë kollaj të flesh, duke shkuar në shtrat gjysmë ore më shpejt derisa të vendosësh një orar të rregullt.