Kuriozitete

‘Guri i Zotit’ ka 1200 vjet që sfidon shkencën (Foto)

Shkruar nga Faktoman

‘Topi Krishna’ ose ‘Vaan irai Kal’ që do të thotë ‘Guri i Zotit të Qiellit’, siç njihet tek vendorët, qëndron në një pjerrtësi prej 45 shkallësh në Mahabalipuram të Indisë për 1200 vjet, transmeton gazetametro.net

Guri i madh e sfidon gravitetin pasi qëndron në një pozitë në të cilën normalisht nuk do të mund të qëndronte ndonjë objekt tjetër.

Madje, të gjitha përpjekjet për ta rrotulluar atë poshtë kanë dështuar. Gjeologët thonë se është e pamundur që guri të ketë marrë këtë formë kaq jonormale nga natyra.

Vendorët atje kanë një tjetër histori. Ata thonë se Zoti Krishna shpesh vidhte gjalpë nga kavanozi i nënës së tij, dhe ky gur i atribuohet masës së gjalpit që ai mori nga kavanozi.

Të gjitha përpjekjet për ta lëvizur gurin misterioz kanë dështuar. Disa banorë atje thonë se është provuar me shtatë elefantë që të lëvizet ai, por edhe kjo përpjekje nuk ka rezultuar e suksesshme.

Sipas analizave, objekti në fjalë përbëhet edhe nga graniti, është 6 metra i gjatë, 5 i gjerë dhe peshon 250 tonë.