Fakte

7 fakte të habitshme në historinë e mjekësisë

Shkruar nga Faktoman

Ruajtja e një gjendjeje të mirë shëndetësore është qëllim që e ka pothuajse gjithë popullsia e botës në të shkuarën e në të tashmen, ndaj edhe historia e shëndetit dhe mjekësisë përbën një rrjetë që na lidh me eksperiencat e pararëndësve tanë. Edhe pse mund të merret me mend se përgjatë historisë ka pasur nga ato momentet “Eureka” të shkencëtarëve të njohur apo talljeve me terapitë e dala kohe, ka detaje në histori, më pak të njohura, që janë po aq tërheqëse…/faktoman.com

Disa nga doktorët e parë të njohur ishin gra

Saqqara është një vendndodhje arkeologjike rreth 20 milje në jug të Kajros. Pesë mijëvjeçarë të shkuar, në të ndodhej nekropoli qytetit të lashtë egjiptian, Memfis, ndërsa aktualisht mban një nga ndërtesat më të vjetra në botë që i kanë mbiejtuar kohës, piramidën e Djoserit.

Një varr në këtë lokacion shfaq imazhin e Merti Ptah, doktoreshës së parë që njihet me emër. Ajo ka jetuar afërsisht 2700 vjet përpara erës së re dhe hieroglifet në varr e përshkruajnë atë si “shefe” të mjekëve. Kjo është pak a shumë ajo që dihet nga karriera e saj, por shkrimet tregojnë se ishte e mundshme për një grua të mbante pozicione të lartë mjekësore në Egjiptin e Lashtë.

Rreth 200 vjet më pas, një tjetër doktoreshë u përjetësua në një monument në varrin e djalit të saj, Akhet-Hetep (ose Akhethetep), një prift i lartë. Peseshet mbante titullin e shefes së mjekeve femra, që sugjeron se doktoreshat nuk ishin vetëm raste të veçanta

Peseshet ishte ose njëra prej tyre ose përgjegjësja për organizatën dhe trajnimin e tyre.

Edhe pse pengesat që nxjerrin koha dhe përkthimi e bëjnë të vështirë të rindërtohet tamam puna e përditshme e Merit Ptah dhe Peseshet, mjeket femra duket se kanë qenë pjesë e respektuar e shoqërisë së lashtë egjiptiane./faktoman.com

Kirurugjia e kataraktit të syrit ishte e mundshme që në shekullin e gjashtë para erës sonë

Një nga tekstet e vjetra e më të njohura të mjekësisë është Sushruta Samhita, e shkruar në sanskritisht në Indi. Data e saktë e hartimit të tekstit është e paqartë, pasi nuk ka mbijetuar asnjë version original por vetëm kopje të mëvonshme. Konsensusi i përgjithshëm është se teksti është shkruar rreth 500 vjet para erës sonë.

Sushruta mendohet të ketë qenë një mjek dhe mësues që punonte në qytetin verior të Indisë, Benares, ndërsa sot Varanasi. Samhita e tij, apo përpilimi i njohurive, jep informacione të detajuara për mjekësinë, kirurgjinë, farmakologjinë dhe trajtimin e pacientëve.

Sushruta këshillon studentët e tij që pavarësisht sat ë lexuar mund të jenë, ata nuk janë kompetentë në trajtimin e sëmundjeve derisa të marrin eksperiencë praktike. Ndërhyrjet kirurgjikale provoheshin në lëkurën e frutave, ndërsa studentët praktikoheshin të nxirrnin farat nga tuli për t’u aftësuar në nxjerrjen e trupave të huaj nga mishi. Ata gjithashtu praktikoheshin mbi kafshët e ngordhura dhe mbi çanta lëkure të mbushura me ujë, përpara se të lejoheshin të trajtonin pacientë të vërtetë.

Mes shumë përshkrimeve krirugjikale, Sushruta Samhita dokumenton edhe kirurgjinë e kataraktit të syrit. Pacienti duhet të shikonte majën e hundës së vet, ndërsa kirurgu duke mbajtur larg qepallën me gishtin e madh dhe atë tregues, përdorte një instrument si gjilpërë për të shpuar kokërdhokun. Më pas syri lyhej me qumësht gjiri dhe nga jashtë pastrohej me barëra mjekësore. Kirurgu e përdorte instrumentin për të pastruar lentet e mjegullta derisa syri të merrte “shkëlqimin e një dielli pa re”.

Pas operacionit, ishte e rëndësishme që pacienti të mos kollitej, të mos tështinte, apo gjëra të tilla që mund të sillnin presion mbi syrin.

Nëse operacioni kishte sukses, pacienti mund të fitonte aftësinë për të parë, edhe pse të pafokusuar.

“Pema e jetës” që luftonte skorbutin

Ngecur në akull në afërsi të Stadacona (aktualisht Kuebeku) në vitin 1536, anijet e Jacques Cartier nuk po mund të lëviznin. Ekuipazhet e mbledhura së bashku në një tendë me pak mundësi për ushqim të freskët, nisën të sëmuren nga një sëmundje aq e tmerrshme sa që “goja e tyre qelbej, mishrat binin, madje edhe rrënjët e dhëmbëve”. Ata kishin skorbut, që tashmë dihet se vjen nga mungesa e vitaminës C. Cartier nuk e kishte idenë se çfarë duhet të bënte.

Gjatë udhëtimit të tij të parë në Stadacona në vitin 1534, Cartier kishte rrëmbyer dy djem të rinj, Dom Agaya dhe Taignoagny, të cilët i kishte marrë me vete në Francë si provë se kishte zbuluar një territor të ri. Tashmë që ata ishin në shtëpi, burrat dhe komuniteti i tyre kishin të gjitha arsyet për mos ta besuar Cartier-in – një sjellje që ai e interpretoi si tradhti dhe pandershmëri.

Pavarësisht këtij tensioni, Dom Agaya i tregoi Carter-it sesi të bëntë një përzierje nga një pemë e quajtur Annedda dhe, pavarësisht se francezi dyshonte se ishte një komplot për t’i helmuar, ua dha atë disa personave që u shëruan brenda disa ditësh. Pas kësaj, pati një kërkesë të madhe për mjekimin saqë “ata ishin gati të vrisnin njëri-tjetrin” dhe përdorën një pemë të madhe të gjithën.

Identiteti i pemës Annedda nuk është i sigurtë, por ka disa kandidatë ku përfshihen kedri i bardhë lindor dhe bredhi i bardhë. Çfarëdo të ketë qenë, përfitimet e tij ushqyese rezultuan në shërimin e plotë të marinarëve.

Cartier e shpërbleu Dom Agaya duke e rrëmbyer sërish bashkë me nëntë persona të tjerë. Deri në kohën e udhëtimit të ardhshëm të Cartier në Kanada në vitin 1514, pjesa më e madhe e të burgosurve vdiqën, por Cartier njoftoi të afërmit e tyre se ata po jetonin me stil në Francë. Skorbuti nuk fitoi njohje të gjerë, duke marrë jetën e marinarëve për më shumë se 200 vjet më pas.

Nëse dëshiron një kurë për gjithçka, provo teriak

Të ishe mbret në kohët e lashta, ishte e rrezikshme: gjithnjë ishte dikush që komplotonte për të të hequr qafe. Kështu, sipas legjendës,

Mithradates VI i Pontusit (në brigjet e detit të Zi në Turqi) u përpoq të bëhej rezistent ndaj helmatisjes duke marrë gradualisht doza të tyre. Ai thuhet se kishte kryer eksperimente toksikologjike mbi të dënuarit në burg, duke kulmuar me krijimin e “mithridate” – një mjekim që kombinonte të gjithë antidotët e njohur në një formulë.

Mjekimi nuk funksionoi ndaj ushtrive romake, por sidoqoftë, kur Mithradates u mposht nga lideri ushtarak, Pompey në vitin 66 përpara erës sonë, receta mbërriti edhe në Romë. Mjeku i perandorit Neron,

Andromachus e përmirësoi atë në një kompozim me 64 elementë, që u bë i njohur si teriak. Pjesa më e madhe e përbërësve ishin bimorë, ku përfshihej edhe opiumi, por mishi i nëpërkës ishte komponenti më i dukshëm.

Pavarësisht skepticizimit të parë, teriaku mori famë si një kurë e vlerësuar, madje e shtrenjtë, që trajtonte gjithçka. Në shekullin e 12, Venecia ishte eksportuesja kryesore dhe substanca vlerësohej fort në mjekësi si në atë europiane, ashtu edhe arabe e kineze.

Vlera e tij ra pas vitit 1745, kur William Heberden hodhi poshtë efikasitetin e tij dhe sugjeroi se tregtarët romakë e kishin ekzagjeruar historinë e Mithradates për përfitimet e tyre.

Edhe pse kështu, teriaku mbeti në disa farmakologji europiane deri në fund të shekullit të 19-të.

Anestezia e përgjithshme ndihmonte pacientët me kancer në fillim të shekullit të 19

Kan Aiya, një grua 60-vjeçare kishte humbur shumë nga të afërmet e saj për shkak të kancerit të gjirit. Ajo kishte parë motrat e saj të vdisnin nga sëmundja e pamëshirshme, kështu që kur një tumor iu formua në gjirin e majtë, ajo ishte shumë e vetëdijshme për rezultatin. Për të, sidoqoftë, kishte një shans për të mbijetuar- operacioni. Ishte viti 1804 dhe ajo ndodhej në vendin më të mirë për t’iu nënshtruar një operacioni- Japonia feudale.

Seishu Hanaoka (1760–1835) studionte mjekësi në Kyoto dhe nisi ta praktikonte në qytetin e lindjes, Hirayama. Aty i lindi interesi për idenë e anestezisë, që historitë tregonin sesi një kirurg i shekullit të tretë në Kinë, kishte shpikur një përbërje që i vendoste pacientët në gjumë për t’iu ikur dhimbjeve. Hanaoka eksperimentoi me formula të ngjashme dhe prodhoi Tsusensan, një pije të ngrohtë të fuqishme.

Mes përbërësve bimorë, ajo përmbante bimë si Datura metel apo Angelica decursiva, të cilat përmbajnë substance të fuqishme nga ana fiziologjike.

Tsusensan kishte një efekt të fortë dhe nëse nuk ishe i kujdesshëm, vriste, por në dozimin korrekt i bënte pacientët të humbisnin vetëdijen për gjashtë deri në 24 orë, duke lejuar kohë për operacionet.

Më 13 tetor 1804, Hanaoka operoi tumorin e Kan Aiya ndërsa ajo ishte nën anestezi të përgjithshme, e më pas operoi me këtë metodë të paktën 150 pacientë me kancer të gjirit dhe njerëz me sëmundje të tjera. Trishtueshëm, Kan Aiya mendohet se vdiq nga sëmundja një vit më pas, mirëpo ajo nuk vuajti agoninë që ende mbizotëronte në kirurgjinë e perëndimit.

Çmenduria e shushunjave goditi Europën e shekullit të 19

Mjekësia e shushunjave ka qenë në përdorim për mijëra vjet dhe madje, edhe sot, konsiderohet si një mënyrë për të rikthyer qarkullimin venoz pas operacioneve rindërtuese të venave. Por, ishte në fillim të shekullit të 19-të që shushunjat patën kulmin e popullaritetit.

Drejtuar nga mjeku francez François-Joseph-Victor Broussais (1772–1838), që hartoi edhe listën e sëmundjeve që mund të shëroheshin me thithje gjaku, “çmenduria e shushunjave” bëri që fuci të panumërta me këto krijesa të transportoheshin me anije në të gjithë globin. Popullsia e shushunjave të egra u zvogëlua deri në pragun e zhdukjes së tyre ndërsa u ngritën edhe ferma të rritjes së shushunjave.

Shushunjat kishin avantazh ndaj mënyrës së zakonshme të heqjes së gjakut me anë të bisturisë – për shkak se humbja e gjakut ishte më gradual dhe më pak tronditës për ata me organizëm të dobët. Dhe për shkak se ndjekësit e mjekut Broussais i vendosnin shushunat mbi të gjitha mjekimet e tjera në dispozicion në shekullin e 19, pacientëve iu kurseheshin disa praktika të vrazhda që mund t’i kishin bërë të ndjeheshin edhe më keq. Në vitin 1822, një kirurg britanik i quajtur Rees Price shpiku termin “thithje gjaku” për terapinë me shushunja.

Kirurgët nga Uganda shpikën operacionet cezariane për të shpëtuar jetë

Në vitin 1884, prerja cezariane ishte një ide e re. Si praktikë, datonte nga koha e Cezarit, si për fillim, kur ligji romak kërkonte që procedura të kryhej në rast të vdekjes së një gruaje gjatë lindjes.

Përgjatë shekujve, raportime rastësore shfaqen në lidhje me prerjen cezariane që kryhej për të shpëtuar jetën e nëës dhe fëmijës, por edhe me shpikjen e metodave të sterilizimit dhe anestezisë, cezarianet mbeteshin një zgjidhje e fundit e rrezikshme.

Kështu, kirurgët në Edinburg u habitën pamasë kur dëgjuan një leksion nga Robert Felkin, një mjek misionar për operacionet e suksesshme që ai kishte parë në mbretërinë afrikane të Bunyoro Kitara, pesë vjet më herët.

Operacioni, sipas Felkin, kryhej me qëllimin për të shpëtuar dy jetë, të nënës dhe foshnjes. Nëna merrte anestezi lokale me verë bananesh. Kirurgu e përdorte gjithashtu këtë lloj vere për të shpëlarë vendin e operacionit dhe duart e veta, duke sugjeruar për ndërgjegjshmëri të masave për parandalimin e infeksioneve. Ai, më pas, bën një prerje vertikale përmes murit abdominal dhe një pjese të uteriusit për të nxjerrë foshnjen. Operacioni përfshinte edhe argimin e placentës dhe shtrydhjes së uterusit për të rritur kontraktimin.

Mjetet e mjekimit të prerjes gjithashtu, ishin shumë të zhvilluara: kirurgu përdorte shtatë bisturi për të qepur bashkë anët e prerjes, duke i vendosur në vend me anë të penjve prej cohë pemësh. Ai më pas e lyente plagën me një përzierje bimore dhe e mbulonte me gjethe të ngrohura bananesh. Sipas rrëfimeve të Felkin, një nënë dhe foshnja e saj ishin shumë mirë pas operacionit.

Edhe pse operacionet cezariane performoheshin në Afrikë nga kirurgë të bardhë përpara kësaj kohe, procedura duket se u zhvillua në mënyrë të pavarur nga populli Banyoro – një fakt tejet shpartallues për audiencën britanike shumë e familjarizuar me përrallat koloniale të “të egërve”. Përgatiti: Juli Prifti