Femra

5 sjelljet që gratë e forta nuk i tolerojnë

Shkruar nga Faktoman

Kur një grua ka vetëbesim, është e sigurtë dhe e suksesshme, ajo e ka luksin që të zgjedhë se me kë ta ndajë kohën dhe energjinë e saj të limituar – dhe ka disa sjellje njerëzish që e bëjnë atë të pyes vetëm nëse dikush s’ia vlen
Këtu janë disa prej tyre.

1. Jo sinqeriteti

Sinqeriteti është një gjë tepër e rëndësishme për një grua sepse ajo ka nevojë ta dijë se kur ju thotë ndonjë gjë, mund të besojë në ty. Një grua e fortë realizon secilën pjesë të jetës me integritet dhe pret që edhe ti ta bësh të njëjtën gjë.

2. Egoizmi

Bashkë me një grua të fortë vie edhe një shpirt zemërgjerë. Ajo ka punuar shumë që të ndërtojë atë që ka përreth dhe natyra e saj zemërgjerë e nxit që ta ndajë me të tjerët pasurinë e saj. Ajo do të tërhiqet prej dikujt që ka të njëjtën natyrë me të./faktoman.com

3. Apatia

Gratë e forta nuk janë të tilla rastësisht. Ato punojnë shumë me pasion dhe ambicie. Kështuqë jetojeni jetën tuaj me pasion nëse dëshironi ta përfshini në të edhe një grua të fortë.

4. Mungesa e respektit

Gratë e forta iu drejtohen të tjerëve me respekt dhe natyrisht që presin nga ju ta bëni të njëjtën gjë. Nëse nuk i trajtoni me respekt njerëzit që keni përreth, do ta humbni rastin ta keni atë.

5. Jo besnikëria

Një grua e fortë është besnike. Ajo nuk ka kohë ta shpenzojë me dikë që nuk e vlerëson. Besnikëria është një prej gjërave më të rëndësishme për një lidhje me një grua të tillë.