Femra

Cilat femra i pëlqejnë meshkujt

Shkruar nga Faktoman

Sot ka shumë femra të cilat bëjnë të pamundurën për të qenë sa më të holla dhe elegante. Kjo ndoshta lidhet edhe përfytyrimet që kanë ato për modën dhe modelet, por ndoshta e rëndësishme është që ato të njihen edhe me atë që parapëlqejnë meshkujt
Për këtë arsye, ueb-faqja e njohur AShleyMadison.com ka shtuar pyetjen se cilat femra pëlqejnë më shumë meshkujt, ato të kolmet, të tipit Scarlett Johansson, apo të hollat dhe superelegantët të llojit Cara Delevingne.

Sipas sondazhit, rezultoi se femrat e kolme janë në gjendje të stimulojnë më shumë ngarkesë erotike tek ta se sa koleget e tyre të holla. Në kompleks, kjo përqindje shkon deri në 53% te pjesëmarrësve në sondazh dhe këtu përfshihen edhe ata meshkuj të cilët ndjehen mirë në shoqërinë e një femre e cila nuk është e fiksuar pas linjave. Në këtë rast ndoshta kjo lidhet edhe me faktin se si mashkulli, ashtu edhe femra kanë gjetur një farë mirëkuptimi me trupat e tyre jo të përsosur. Me këtë rast edhe Noel Bidrman, CEO i portalit të mësipërm ka treguar se së fundmi, që nga bota e muzikës, kinemasë, madje e pasarelave, femra ideale është pikërisht ajo e kolme.

Fiksimi pas linjave të holla, trupave të thatë, të cilat prej kohesh janë reklamuar edhe nga media dhe televizioni është venitur nga dekoltetë ekspresive dhe ijët voluminoze të cilat në fakt aktualisht përfaqësojnë kulmin e feminilitetit për meshkujt.