Kuriozitete

Si të flasësh me një adoleshent!

Shkruar nga Faktoman

Të ndihmosh një fëmijë adoleshent do të thotë t’i japësh lirinë të bëhet autonom pa e nxituar, por duke e lënë në ritmin e tij vetë; ta lejosh të marrë disa vendime në liri; ta dëgjosh, t’ia respektosh opinionet, edhe kur dikush nuk i përkrah.

Si të dialogojmë më një fëmijë, sidomos me një adoleshent? Si t’i ndihmojmë fëmijët që të ndihmojnë veten kur ata kanë një problem? Shumë nga këto pyetje i kam kërkuar në takimet e bisedat që kam patur me prindërit e nxënësve në vite.

Teoria është e thjeshtë. Të ndihmosh një fëmijë adoleshent do të thotë t’i japësh lirinë të bëhet autonom pa e nxituar, por duke e lënë në ritmin e tij vetë; ta lejosh të marrë disa vendime në liri; ta dëgjosh, t’ia respektosh opinionet, edhe kur dikush nuk i përkrah. Është bukur që tërë këto indikacione t’i dish, t’i njohësh, por është lodhje më vete t’i zbatosh në praktikë.

Lodhja besoj, nis kur të duhet të pajtosh autoritetin me dëgjimin. Nga njëra anë në fakt, të duhet të hedhësh tej rregullat dhe vlerat bazike. Nga ana tjetër- dhe mbi gjithçka- është mirë të dëgjosh dhe të mos japësh këshilla, para papërgjegjshmërisë së adoleshentit.

-Mos jepni këshilla, – kërcënoi një prind psikolog në profesion- përndryshe do të jeni përgjegjës të konseguencave që do të derivojnë nga kjo.
Po si i bëhet të mos i japësh këshilla një fëmije? Është e vështirë, por nëntë raste në dhjetë, kur një fëmijë na flet (nëse na flet), nuk kërkon këshillën, por para së gjithash kërkon të dëgjohet.

Le të provojmë ta përballim këtë çështje hap pas hapi:

Së pari, kur një fëmijë shfaq një problem, para së gjithash është e nevojshme të lexosh realitetin për atë që është, mos ngatërrosh fokusin tënd me të tijin, përndryshe historia jote kontaminon atë të adoleshentit.

Së dyti, kur ndeshemi me problemin e fëmijës duhet të vetëpyetemi: a ka ai fuqitë e duhura ta përballojë këtë gjë? E thënë ndryshe, problemi i tij është mbi fuqitë e tij apo jo? Sepse nëse është brenda fuqive të tij është mirë që ta zgjidhë ai vetë. Është pak si parimi montesorian: jo vetëm më ndihmoni ta bëj vetë, por edhe më lejoni të gaboj vetë, sepse kështu mësoj.

Së treti prindi para problemit të fëmijës, nuk duhet të shpejtojë ta zgjidhë atë por vetëm të dëgjojë rrëfimin e fëmijës, pa u nxituar të japë këshilla.