Shëndet

Tre receta natyrale për largimin e herpesit

Shkruar nga Faktoman

Shfaqja e herpesit shkaktohet nga prania e një virusi të quajtur Herpes Simplex 1 dhe nëse organizmi juaj nuk e mbart këtë virus ju nuk do të vuani kurrë nga këto të fundit!

Duhet rreth një javë që herpesi të zhduket, por ne do t’ju tregojmë më poshtë disa receta natyrale për të përshpejtuar shërimin e tyre, transmeton Living.al.

1. Niseshteja e misrit

Apilikimi i një paste të thjeshtë me niseshte misri dhe pak ujë direkt mbi herpes do të përshpejtojë shërimin e plagës.

2. Xheli i aloe verës

Lyerja e zonës së prekur nga virusi me xhelin e aloe verës do të qetësojë inflamacionin, do të përthajë likitin e herpesit duke bërë që brenda pak ditësh të zhduket pa lënë gjurmë. Lyejeni disa herë në ditë për të parë rezultatet e dëshirueshme.

3. Vanilja

Aplikimi i ekstraktit të vaniljes direkt mbi herpes me ndihmën e një topthi pambuku përshpejton shërimin e këtij të fundit.