Fakte

Fakte interesante nga studimet psikologjike

Shkruar nga Faktoman

Këto janë të gjitha fakte psikologjike!

01. Kur ju shihni ëndrra trupi juaj paralizohet.

02. Nëse loti i parë del nga syri i majtë tregon dhembje, nëse del nga i djathti tregon lumturi.

03.Kur e humbni telefonin reagoni njëjtë si në një eksperiencë para vdekjes.

04. Truri i njeriut nuk mund të krijojë fytyra, kështu që nëse e shihni dikë që nuk e keni takuar asnjë herë në ëndërr, gjasat janë që e keni parë më herët mirëpo për një moment të shkurtër.

05. Në moshën 16 vjeçare, 80 % e njerëzve veçse e kanë takuar njeriun me të cilin do të martohen.

06. Njerëzit e padijshëm besojnë se janë më të zgjuar se sa që janë, ndërsa njerëzit më inteligjentë i nënvlerësojnë aftësitë e tyre.

07. Kur ju kujtohet diçka nga e kaluara nuk jeni duke e kujtuar ngjarjen, por herën e fundit kur e keni kujtuar atë ngjarje.

08. 68% e njerëzve kanë zhvilluar “sindromën fantazmë të vibrimit” ku besojnë se telefoni i tyre në xhep ka vibruar e në fakt nuk e ka bërë./faktoman.com

09. Vetëm gjysma e popullsisë në botë vuan nga ankthi, depresioni, abuzimi i substancave narkotike apo një kombinim i të gjithave.

10. Secili njeri e ka një këngë të preferuar e cila ia kujton atij një ngjarje emocionale nga e kaluara.

11. Është më e mirë të mos i tregoni qëllimet tuaja, sepse e humbni motivin për ti arritur.

12. Askush nuk mund ti kryejë disa punë në të njëjtën kohë.

13. Ne mund të jemi të afërt me përafërsisht 150 persona.

14. 80% e bisedave në të cilat merrni pjesë janë ankesa.

15. Truri juaj është më kreativ kur është i lodhur.

16. Janë vetëm 4 emocione dhe jo 6. Neveria dhe befasia nuk konsiderohen emocione të vërteta.

17. Njerëzit janë më të sinqertë kur janë më të lodhur.

18. Kujtimet tuaja më të qarta sigurisht janë të gabuara.

19. Mund ta krijoni iluzionin e progresit për ta motivuar veten.

20. Interneti konsiderohet varshmëri dhe mund të shtohet në listën e çrregullimeve mendore.

21. Ndërdija juaj gjithmonë e di para se ta dini ju.

22. Çokollata liron të njëjtat lëndë kimike të cilat lirohen kur bini në dashuri.

23. Muzika ndikon në perceptimin tuaj për botën.

24. Është më mirë kur jepni se sa kur merrni.

25. Të këndosh ju zvogëlon ankthin dhe depresionin.

26. Mund ta mashtroni trurin se keni fjetur mirë edhe nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm.

27. Truri juaj e ndjen refuzimin dhe e percepton si dhembje.

28. Depresioni është rezultat i mendimit të tepruar në krijimin e problemeve të cilat nuk ekzistojnë.

29. Kur dikë e merr malli për ju ka 80 % gjasa që ai person të ju shfaqet në ëndërr.

30. Njerëzit të cilët u bashkohen grupeve religjioze apo praktikave spirituale kanë nivele më të ulëta të stresit.

—-

1- Sa më shumë që fshihni ndjenjat tuaja ndaj dikujt, aq më të forta do të bëhen ato. Është një skemë tipike e mendjes sonë: deri sa të mos flasim apo të mos pranojmë një refuzim, ne do të vazhdojmë të mendojmë për të, duke e rritur këtë dëshirë.

2- Mënyra më e mirë për të kënaqur një person nuk është duke i bërë një nder, por ta bindësh të të bëjë një nder. Ky quhet efekti i Ben Frenklin, dhe është i bazuar në faktin se bërja e një favori ndaj një personi nënkupton që ai na pëlqen.

3- Njerëzit në përgjithësi janë më të ndershëm, kur janë të lodhur. Pikërisht për këtë arsye ata rrëfëhen realisht gjatë bisedave në orët e vona të natës.

4- Ngjyrat blu dhe të kuqe së bashku na shkaktojnë siklet tek sytë. Kjo dukuri quhet kromostereopsis.

5- Rrethi ynë maksimal i të njohurve dhe miqësive është 148 persona. Përtej kësaj, bëhet vërtetë e vështirë të ruash një marrëdhënie të mirë.

6- Njerëzit iu japin më shumë vlerë produkteve që janë fizikisht përballë tyre.

7- Lloji i muzikës që dëgjoni është i lidhur drejtpërdrejti me mënyrën se si e perceptoni botën përrreth jush. Në veçanti, muzika që dëgjoni mund të ndikojë dhe formësojë qasjen gjatë gjithë ditës.

8- Shpenzimi i parave në emër të të tjerëve, ju bën të lumtur se sa shpenzimi për veten. Nëse vendosni t’i shpenzoni paratë për veten tuaj, çelësi i lumturisë qëndron tek harxhimi i tyre për përvoja (p.sh. pushime) sesa për pasuri të patundshme.

9- Dashuria romantike, është biokimikisht e padallueshme nga të paturit një problem serioz të çrregullimit obsesiv kompulsiv.

10- Një i ri gjimnazist ka sot të njëjtin nivel ankthi me atë të një pacienti tipik psikiatrik të fillimit te viteve 1950.

11- Një studim mbi aktorët e humorit, tregon se në përgjithësi shumica e tyre janë më tepër depresivë sesa mesatarja e njerëzve.

12- Shumica e njerëzve e shkruan (nëpërmjet sms, chatit, postimeve në rrjetet sociale) atë që s’mund ta thotë në jetën reale. Statistikat tregojnë se të paktën 90 përqind e njerëzve në mbarë botën preferojnë të shkruajnë, në vend se të flasin me personin që komunikojnë përmes mesazheve në telefon apo rrjetet sociale.

13- Të ndjerit i shpërfillur nga personi që doni, shkakton të njëjtën dhimbje si një plagë:lëndët kimike që çlirohen nga trupi ynë janë të njëjta.

14- Është e provuar shkencërisht se të kënduarit e zvogëlon ndjenjën e depresionit dhe ankthit. Pra, nëse ndiheni të trishtuar, thjesht mjafton të këndoni!

15- Vetëm 4 minuta janë të mjaftueshme për të rënë në dashuri. Nëse e kaloni këtë kohë me personin që ju tërheq, dhe me të cilin ndiheni emocionalisht në të njëjtën linjë, atëherë mund të bini në dashuri me të.

16- Gjatë 70 përqind të jetës sonë, truri ynë është i zënë me ripërpunimin e kujtimeve dhe përvojave të shkuara, kohë gjatë së cilës përpiqet të magjinojë dhe të krijojë skenarë dhe momente të përsosura (edhe për këtë arsye ne kemi prirjen të mendojmë se qemë më mirë një here e një kohë!). Vetëm 30 përqindëshin e mbetur të kohës tone, e kalojmë duke mësuar apo patur përvoja të reja.

17- Njerëzit që flenë më shumë, kanë prirjen të duan të flenë akoma më tepër. Fjetja e tepërt thjesht shterron forcat tona.

18- Kur jemi singëll, truri ynë ka prirjen të shohë vetëm çifte të lumtura. Nga ana tjetër, kur jemi të lidhur më dikë, priremi të shohim kudo beqarë të lumtur.

19- Ju mund të merrni shumë informacion mbi personin që keni përballë, thjesht duke heshtur:krijimi me elegancë i një “heshtjeje të sikletshme”, shkakton tek njerëzit dëshirën për të “rimbushur” kohën, shpesh me fjalime apo gjeste që zbulojhnë shumëçka nga karakteri apo personaliteti i tij.

20- Për të shmangur situatat konfliktuale rekomandohet të rrisni distancën nga personi përballë me të paktën 50 përqind (për të mos qenë jo vetëm në rrezen e ndonjë goditje të mundshme me grushta apo këmbë, por edhe për të reduktuar perceptimin e agresivitetit), merrni në përgjithësi një pozicion jo frikësues, por të qetë (për shembull mbështetuni tek një mur), ulni tonin e zërit. Këto janë të gjitha qëndrime që neutralizojnë procesin e agresionit dhe konfrontimit.

21- Një përqafim më i gjatë se 20 sekonda, i lejon trupit tonë të çlirojë oksitoksinën, e cila do të na lejojë t’i besojmë plotësisht personit tjetër.

22- Mënyra se si vishemi është e lidhur me gjendjen shpirtërore. Veshja bukur ndihmon dhe rrit cilësinë e jetës, duke reduktuar rrezikun e depresionit.

23- Qelizat tona reagojnë ndaj çdo mesazhi të mendjes sonë. Prandaj të qënit negativ e dobëson sistemin tonë imunitar.

24- Njerëzit e zgjuar kanë tendencë t’i japin rëndësi mendimit të të tjerëve. Po kështu ndodh edhe me njerëzit tejet injorantë…

25- Sipas disa studimeve, njerëzit e paditur kanë prirje të mbivlerësojnë veten e tyre, ndërsa ata inteligjentë priren të nënvlerësojnë aftësitë e tyre.

26- Disa njerëz kanë frikë të jenë shumë të lumtur, pasi mendojnë se mund t’u ndodhë diçka e keqe. Kjo dukuri quhet kerofobia.

27- Nuk është stomaku ai që vendos nëse do të villni, por truri juaj. Mund të rrotulloheni si të doni, por për aq kohë sa truri nuk e interpreton një gjest të tillë me “jam helmuar”, atëherë ju s’mund të villni”.

28- Sikurse konfirmohet nga studimet më të fundit, nëse ia bëni të ditur të tjerëve qëllimet tuaja, atëherë do të keni më pak mundësi për t’i mbërritur ato, pasi do të humbni disi motivimin.

29- Ne duam më shumë zgjedhje dhe më shumë informacione, se sa në fakt mund të menaxhojmë. Në supermarket apo në internet duam shumë opsione, por nëse ato janë të shumta s’do të jemi dot në gjendje të zgjedhim.