Fakte

Plakja, Fakte mbi procesin e pashmangshëm të jetës

Shkruar nga Faktoman

Plakja është një proces i nevojshëm dhe i pashmangshëm në jetën tonë.

Nëpërmjet disa fakteve ne mund të mësojmë më shumë rreth këtij procesi:

Pas moshës 60 vjeç, njerëzit fillojnë të humbin gjysmat e aftësive të të shijuarit, shumë të moshuar priren të humbin aftësitë e të shijuarit dhe shpesh duan më shumë erëza për të shijuar gatimin.

Sytë nuk pësojnë ndryshim që nga lindja, ndërsa hunda dhe veshët vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës.

Sytë e fëmijëve do të kenë të njëjtën madhësi për gjithë jetën e tyre, ndërsa hunda dhe veshët do vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës së tyre

Pas moshës 60-vjeçare 60 % e burrave dhe 40% e grave fillojnë të gërhasin. Nëse bashkëshorti/ja juaj gërhet, e dini shumë mirë se kjo zhurmë mund të jetë shurdhuese. Gërhimat normale janë zakonisht 60 decibel, njësoj me nivelin e të folurit.

Ndërsa gërhimat e forta shkojnë në rreth 80 decibel, një zhurmë e njëjtë me një çekiç që çan betonin.

Siç duket, koka e fëmijëve nuk zhvillohet aq shumë sa pjesët e tjera të trupit, si këmbët ose krahët.Madhësia e kokës së fëmijës është sa 1/4 e gjatësisë së trupit të tij dhe pas moshës 25 vjeç do të jetë sa 1/8 e gjatësisë së tij.

Çfarë “humb” kur plakesh?

Njerëzit sigurisht, vendet dhe energjinë e pashtershme të rinisë.

Çfarë fiton?

Lirinë: nuk keni çfarë t’i provoni asgjë, askujt. Nuk ngecni në idenë se kush ishit, se kush duhet të bëheni, ose se çfarë njerëzit e tjerë presin që ju të jeni”. Është momenti kur i thoni egos tuaj që të zmbrapset dhe t’ju lejojë që të shijoni ato që akoma keni. Trupi juaj mund të jetë duke u shpërbërë, por truri akoma jo.

Mbase do të filloni ta dashuroni trurin tuaj. Do të ndiheni më të lehtë. Nuk do të mbani më inate, ambicie, kotësi, asnjë nga mëkatet vrastare për të cilat as nuk ia vlen të shqetësohesh. Do ta ndieni veten më të fituar shpirtërisht. Edhe vdekjen do ta pranoni si diçka të zakontë, e cila sigurisht ka për të ndodhur me vetëdijen më të plotë.