Fakte

Pyetjet më të zakonshme rreth monedhave dixhitale

Shkruar nga Faktoman
Sa monedha dixhitale ka ?

Sot në botë ka rreth 1350 monedha dixhitale ose kriptovaluta, mendohet që në vitin 2018 shuma të shkojë mbi 2000.

 

Kush i krijon monedhat dixhitale ?

Monedhat dixhitale krijohen nga një grup njerëzish nga kompanitë nga korporatat nga shoqëritë nga organizatat apo nga çdokush që ka nevojë dhe dëshirë të krijojë një monedhë të veten.

 

Si i krijojnë monedhat dixhitale ?

I krijojnë me anë të sistemeve kompjuterike të veçantë me një kod të veçantë të kriptuar dhe një sasi të limituar për të shmangur inflacionin.

 

Si e marrin vlerën monedhat dixhitale ?

Kur një kompani krijon një monedhë ajo e kalon atë në treg duke e shitur ose duke e këmbyer me çfarëdolloj monedhe produkti apo shërbimi me pas kërkesa e tregut i vendos një vlerë te caktuar. Vlera përcaktohet dhe nga sasia e monedhave dhe kapitali që ato kanë arritur të mbledhin.

 

Ku dhe si mund te mbahen kriptovalutat ?

Kriptovalutat mbahen ne “Wallet” një aplikacion i cili mundëson arkivimin dhe transaksionet. Gjithashtu mbahet edhe në pajisje elektronike të cilat çuhen “Offline Wallet”, mund të mbahen edhe në letër njësoj si një “chek” me vlerë.

 

A janë të sigurta për përdorim ?

Po ato janë më të sigurta se lekët që ndodhën në një bankë sepse ato kontrollohen dhe ruhen njëkohësisht nga i gjithë komuniteti botëror në kohë reale dhe jo vetëm nga një grup njerëzish. Gjithashtu monedhat dixhitale nuk kufizohen nga shtetet qeveritë apo politikat ekonomike të shteteve të ndryshme ato janë krejtësisht të pavarura.

 

Cilat janë avantazhet e përdorimit të monedhave dixhitale ?
  • Trasaksionet në çfarëdolloj shume në çfarëdolloj kohe dhe nga çfarëdolloj vendi kryhen me një kosto të vogël
  • Llogaritë e përdoruesve janë gati se anonime dhe te pa taksueshme nga asnje lloj autoriteti qeveritar deri ne momentin kur kembehen me ndonjë monedhë Reale(FIAT).
  • Mund të depozitohen dhe të transportohen lehtë në çdo vend të botës.
  • Këmbehen lehtësisht në çfarëdolloj valute dhe nuk njohin kombësi etni ngjyrë apo besim.

 

Si të investoni në monedha dixhitale?

Ju mund ta bëni këtë duke hapë llogari në ndonjërën nga këto “Exchanges”
Bittrex.com, Coinbase.com, Gdax.com, Binance.com, Cex.io etj

Pastaj përmes këtyre “Exchanges” ju mund ti këmbeni Eurot, Dollatët në ndonjëren nga Monedhat dixhitale si Bitcoin, Ripple, Ethereum, Cardano, Litecoin, IOTA etj

A do të fitoj nëse investoj në monedha dixhitale?


Vlera e monedhave dixhitale ndryshon gjatë gjithë kohës, nëse sot keni kembyer 100 euro në bitcoin nesër vlera e tyre mund të jetë 150 dollarë mirëpo vlera edhe mund të bie në 50 dollarë.
Një fakt interesant është që nëse në mars të vitit 2010 do të kishit investuar 100$ në Bitcoin, sot do kishit fituar rreth 400 milion $