Kuriozitete

Studimi thotë që njerëzit që shajnë janë më të sinqertë

Shkruar nga Faktoman

Për të gjithë ju që së fundmi jeni qortuar për gjuhën që përdorni- ka një mënyrë se si mund të mbroheni: Po tregoheshit të sinqertë, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.
Njerëzit që shajnë apo mallkojnë mund të jenë më të besueshëm, sipas hulumtuesve.

Në studimin e publikuar nga ekipi i Gilad Feldman në Universitetin e Holandës u analizua sharja në shoqëri.

Së pari, ekipi studioi 276 persona për të parë se pse ata mallkojnë. Ata pyetën këta persona për listën e preferuar të fjalëve fyese. Gjithashtu, hulumtuesit ju thanë që të shënojnë emocionet që ju ngjallen kur të përdorin ato fjalë- nervozë, zemërim apo frikë.

Gjithashtu, pjesëtarët e tekstit plotësuan edhe një tekst psikologjik për të matur sinqeritetin e tyre që tregoi se sa ishte e mundshme që ata po gënjenin.

Ekipi zbuloi se ata që gënjyen më pak shkruan një numër më të madh të fjalëve fyese.

Shumica e pjesëmarrësve gjithashtu thanë që sharja e tyre ishte për të shprehur emocione negative- si nervozizmi.

Megjithatë, hulumtuesit than që kjo mund të jetë mashtruese, pasi që shumë karaktere ndryshojnë kur e dinë që po analizohen.

Kjo është edhe arsyeja që në studimin e dytë- hulumtuesit rikthyen studimin në mediat sociale, duke u bazuar në studimet e kaluara që tregojnë se në përmes Facebookut ofrohet një mundësi e mirë për të portretizuar një personalitet.

Gati 70.000 profile në Facebook u analizuan. Ata përdorën një rrugë që tregon se gënjeshtarët online përdorin më pak përemra në vetën e tretë.

Studimi fundit ishte në të gjeturat publike nga disa hulumtime në Shtetet e Bashkuara.

Aty u gjet se numër më i madh i të sharave dhe mallkimit përdor në rastet kur njerëzit ishin më të sinqertë.