Shëndet

9 të mirat shëndetësore që mund të merrni nga përqafimi

Shkruar nga Faktoman

Prekja është një pjesë e rëndësishme e shëndetit mendor, emociona dhe fizik.

Është një gjuhë primare që komunikon dhembshurinë dhe promovon lidhjen e shëndetshme, transmeton faktoman.com

Mjafton një prekje, një përqafim që njerëzit të ndjehën më mirë.

Por se cilat janë të mirat shëndetësore të përqafimit, mësoni më poshtë:

Përqafimi liron hormonet e dashurisë

Psikologët theksojnë se përqafimi liron hormone e dashurisë. E njohur si “hormoni i dashurisë”, oxytocin lirohet në momentin që prekemi. Për shembull, nëse marrëdhënia juaj nuk është e mjaftueshme, atëherë ky hormone nuk lirohet.

Përqafimi redukton nivelin e stresit

Përqafimi ndihmon në reduktimin e stresit dhe një gjë e tillë do të thotë që tjetri merr mbështetje. Në këtë formë forcohet edhe sistemi imunitar.

Përqafimi forcon sistemin imunitar

Thymusit, përgjegjës për rregullimin dhe balancimin e qelizave të bardha të gjakut stimulohet çdo herë që merrni një përqafim. Kjo është një mënyrë që forcon sistemin tuaj imunitar.

Përqafimi zvogëlon dhimbjet

Instituti i Kërkimeve në Universitetin e Miços, ka kryer studime të shumta mbi rëndësinë e prekjes dhe ka gjetur se përqafimi zvogëlon dhimbjen, redukton nivelet e glykozës te fëmijët me diabet dhe përmison sistemin imunitar.

Përqafimi parandalon depresionin

Të përqafoni një person tregon se sa i rëndësishëm është përsoni për ju. Është një metode e shkëlqyer e komunikimit të dashurisë dhe që tregon kujdes. Njerëzit që marrin shumë përqafime gjatë ditës, janë më pak të prirut të preken nga depresioni.

Përqafimet ndikojnë në gjendjen shpirtërore

Përqafimi stimulon lirimin e dopaminës, një hormone që ngjall kënaqësi në tru, të cilat reduktojnë dhimbjen dhe trishtimin.

Përqafimi nxit lidhje të shëndoshë

Emocionet dhe intimiteti janë themeli i një marrëdhënie të lumtur. Çiftet e martuara që përqafohen shpesh zbulohet se kanë një marrëdhënie të qëndrushme.

Përqafimi mund të ndryshojë jetën

Duke besuar se përqafimi ka efekt pozitiv te një person, budistët besojnë se përqafimi lidh zemrat dhe qeniet tona. Kur përqafojmë ne dhurojmë vëmendje dhe përqendrim, sepse në këtë formë ne jemi në gjendje të shërojmë, të kuptojmë dhe të përjetojmë më shumë lumturi.

Përqafimet reduktojnë frikën dhe ankthin

Edhe nëse përqafoni një pelush, ju do të reduktoni ndjenjat e frikës. Përqafimi na bën të ndjehemi më të sigurtë në një shoqëri dhe në këtë formë redukton frikën e të qenit vetëm dhe ankthin.