Fakte

Çfarë janë bakteret dhe si të mbrohemi prej tyre?

Shkruar nga Faktoman

Janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta dhe të nxehta. Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali, apo jetojnë në vende si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve. Disa prej tyre janë fotosintetike, që do të thotë se mund ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre, me anë të energjisë diellor, siç bëjnë bimët. Ndërkohë që disa baktere të tjera thithin materialin në të cilin jetojnë.

Bakteret janë shkaktare të shumë sëmundjeve si: bronshiti, bronkopneumonia, faringjiti, laringjiti, pneumonia, sinuset, salmonella, tuberkulozi, tetanozi, ndër të tjera edhe gastriti. Në të njejtën kohë ekzistojnë edhe baktere të tjera të cilat shkaktojnë infeksione vaginale, infeksione në lëkurë, frymë me erë të keqe dhe aromë të keqe në trup.

Megjithatë, jo të gjitha bakteret të cilat jetojnë në organizëm janë të dëmshme apo të rrezikshme, disa prej tyre janë të domosdoshme për zhvillimin normal të sistemit imunitar tek fëmijët.

Për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret, ju duhet të ndiqni disa hapa:

1# Konsumoni ushqime të cilat janë të përgatitura në mënyrë tepër higjenike

2# Gjithmonë lani duart para çdo ngrënie dhe pasi të shkoni në tualet

3# Nëse keni plagë në trup, duhet të përdorni ujë dhe sapun rreth plagës dhe më pas me anë të një pambuku duhet ta pastroni sipërfaqen e saj me anë të një lënde antiseptike.

4# Të ndiqni një dietë të balancuar mirë, në mënyrë që të ruani një sistem të mirë imunitar

5# Bëni dush çdo 1-2 ditë

6# Lani dhëmbët tre herë në ditë, dhe bëni gargarë

7# Përdorni deordorant për të parandaluar aromën e shkaktuar nga bakteret

8# Përdorni sapun ose locione speciale të cilat janë të dobishme për eliminimin e baktereve të cilat qëndrojnë në lëkurë.

9# Nëse përdorni lente, është e nevojshme që ti pastroni me anë të një solucioni dizinfektues i cili gjithashtu do ti lubrifikojë ato.

10# Në rast se keni infeksion bakterial në lëkurë, mund të përdorni kremra dhe pomada të cilat përdoren posaçërisht për trajtimin e këtij problemi. Në rast se ato paraqiten në forma më të buta (lehta), mund të përdorni emulsione të cilat përmbajnë triklosan (triclosan).