Fakte

10 Fakte interesante për popullsinë në botë

Shkruar nga Faktoman

Aktualisht në të gjithë botën jemi më shumë se 7 miliardë banorë. Kur do të bëhemi 10? A e dinit se 62 persona kanë pasuri të barabartë me atë të 3.6 miliardë banorëve mbi Tokë? Sa njerëz kanë jetuar deri më tani mbi Tokë? Më poshtë keni të renditura 10 fakte interesante për popullatën në botë, shkruan “Focus”.

1. Llogaritet se aktualisht jemi mbi 7 miliardë njerëz që jetojmë në Tokë. Vendi me popullsinë më të madhe është Kina me 1.4 miliardë, ndërsa pas saj vjen India me 1.32 miliardë.

2. Sipas “People Reference Boureau” (PRB), organizatë joqeveritare që vepron në SHBA, llogaritet se në Tokë kanë jetuar 108 miliardë banorë. Kjo do të thotë se ne që jetojmë tani jemi vetëm 6.68 për qind e gjithë popullsisë që ka jetuar në Tokë.

3. Në vitin 1.000, popullsia e botës ishte 400 milionë banorë. Në vitin 1750, popullsia ishte dyfishuar, duke arritur në 800 milionë banorë. Ndërsa, në vitin 1804, kur Napoleoni u bë perandor, popullsia arriti në 1 miliardë banorë. Pas 40 viteve, ajo u dyfishua sërish dhe më 31 tetor 2011, popullsia e botës arriti në 7 miliardë.

4. Në vitin 2050, popullsia do të arrijë 10 miliardë. Dhe 70 për qind e tyre do të jetojë në qytete. Edhe pse është shtatëfishuar në dy shekujt e fundit, 11 miliardë nuk do të arrijmë deri ne shekullin e XXII. Kjo për shkak të uljes së lindjeve.

5. Shpërthimi demografik nuk shpjegohet aq me rritjen e numrit të lindjeve, por me uljen e numrit të vdekjeve, për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës, të ushqimit, edukimit, uljes së vatrave të luftës. Në vendet e Evropës Perëndimore, mosha mesatare e vdekshmërisë është 80.3 vjeç, në SHBA dhe Kanada, 79.3, ndërsa në disa zona të Afrikës arrin në 51.4 vjeç.

6. Më shumë se një miliardë njerëz aktualisht në botë nuk kanë ujë. Janë gjithsej 663 milionë njerëz në Tokë që nuk kanë ujë, kurse 2.4 miliardë nuk kanë tualet. Ndërkohë, çudia e shekullit është se më shumë ka celularë se tualete.

7. Sipas “UNICEF”, çdo ditë në botë lindin 353 mijë fëmijë ose shënohen 18.9 lindje për 1 000 banorë.

8. Sipas “National Geographic”, nëse të gjithë banorët e Tokës do të viheshin sup më sup me njëri-tjetrin, ata do të krijonin një kuadrat 1.300 km katrorë, pak a shumë sa sipërfaqja e Romës ose Los Anxhelosit.

9. Sipas të dhënave të “Oxfam”, në vitin 2015 vetëm 62 persona kishin një pasuri të barabartë me atë të 3.6 miliardë banorëve, ose gjysmës më të varfër të popullsisë botërore. Në vitin 2010 ishin 388 persona. Kjo do të thotë se pabarazia është rritur.

10. Gjithashtu 52 për qind e popullsisë botërore është nën 30 vjeç. 1.8 miliardë janë mes 10 dhe 24 vjeç. Bota ka popullsi të re. Pjesa më e madhe e tyre jeton në shtetet më pak të zhvilluara.