Fakte

25 Fakte interesante për artistët

Shkruar nga Faktoman

Artistët e Arteve të Bukura shpesh janë të veçantë … krijues dhe vizionarë. Megjithatë, nganjëherë ata nuk janë as më pak as më shumë të çuditshëm se çdo qënie tjetër njerëzore.

Është ky kreativitet dhe vizion që shpesh hyn në lojë kur vjen në dritë një fakt i ri në lidhje me një artist.

Në vijim 25 fakte rreth artistëve të famshëm që ju mund të mos i dini (ose mund t’i dini shumë mire).

John James Audubon ka pikturuar 435 piktura zogjsh në akuarel gjatë jetës së tij. I lindur në ishullin e Karaibeve në Santo Domingo në 1784 , Audubon u vendos në Shtetet e Bashkuara në 1802, ku ra në dashuri me zogjtë dhe e bëri punën e jetës së tij të pitkuruarit e çdo specie të zogjve në Amerikë.

Georges Braque ishte i pari piktor i gjallë që ekspozonte një vepër arti në Muzeun e Luvrit.

Paul Cezanne ishte fëmija i paligjshëm i lindur nga lidhja e një tregtari fitimprurës Auguste Cezanne dhe e dashura e tij e re Anne – Elisabeth – Honorine Auburt. Paul Cezanne vdiq i vetmuar më 22 tetor 1906 pas një pneumonie. Ai ishte i rrethuar nga arka me piktura të pashitura dhe fatura të papaguara.

Leonardo da Vinci ishte një vegjetarian dhe aktivist i të drejtave te kafshëve, ai blinte zogj të mbyllur në kafaz dhe i linte të lirë. Leonardo la më pak se 30 piktura, dhe jo të gjitha janë të përfunduara. Megjithatë, ai la qindra vizatime, skica, dhe faqe me shënime.

Salvador Dali besonte se ai ishte rimishërimi i vëllait të tij të vdekur. Ekziston dhe një portret apo një siluetë e Dali-s në secilën prej pikturave të tij. Ai prodhoi rreth 1500 piktura, shumë prej tyre konsiderohen si kryevepra, dhe janë të vetmet që mbajtën gjallë rrjedhën e lëvizjes surrealiste.

Edgar Degas ishte aq i magjepsur me kërcimtaret e baletit saqë u fiksua pas përfaqësimit të tyre në artin e tij. Është përllogaritur që Degas ka bërë 1500 piktura, pastele, printime dhe vizatime të balerinave.

Marcel Duchamp krijoi art nga objekte të përditshme. Ai bëri rreth njëzet prej tyre; por, deri tani vepra më e famshëm është një punë e quajtur “Shatërvani”, e cila nuk është asgjë më shumë se një urinar i blerë nga vetë ai. Kur erdhi koha për të shfaqur krijimin e tij në një ekspozitë arti, bordi i ekspozitës pati një debat të ashpër dhe përfundimisht zgjodhi të mos e shfaqte veprën, dhe me shumë gjasa duhet ta kenë vendosur atë në banjo.

Paul Gauguin ne fillim punonte në Kanalin e Panamasë.

Damien Hirst i njohur gjithashtu edhe si “djali i keq i Artit britanik”, ka drejtuar nje video muzikore të “Country House” me grupin Blur .

Anish Kapoor ka fansat e tij; megjithatë nje koleksionues i artit të skulptorit Indianno-Britanik është dëmshpërblyer me £350,000 pasi një kompani për ruajtjen e veprave te artit e ngatërroi një vepër të tijën për mbeturinë dhe e hodhi në plehra.

Tim Knowles, një artist Britanik, lidh lapsa ne degët e pemëve dhe më pas era bën pjesën tjetër të punës. Edhe kjo gjë jep rezultate interesante.

Vepra e Henri Matisse, Anija (Le Bateau), u vendos në drejtimin e duhur pasi qëndroi e varur me kokë poshtë pvr 46 ditë pa u venë re nga askush në Muzeun Modern të Artit në New York, SHBA.

Piet Mondrian shpesh pikturonte derisa duart e tij bëheshin me flluska dhe qante nga frustrimi. Është e pamundur të mohojmë ndikimin e Mondrian në botën e artit, por është e vështirë për të kuptuar se përse linjat e drejta dhe rrjetat e kanë irrituar atë kaq lehtesisht.

Claude Monet ka patur një baba i cili nuk i pëlqente pikturat e tij, pasi dëshironte që ai te ishte shites.

William Morris pati nje fëmijëri të lumtur. Ai përkedhelej nga të gjithë, dhe kishte një temperament të vështirë, nje cilësi që ai e ruajti edhe në moshë të rritur. Ai mund të hidhte drekën e tij nga dritarja nëse nuk i pëlqente mënyra se si ishte përgatitur.

 Georgia O’Keeffe filloi të humbte shikimin në moshën 84 vjeçare. Për këtë shkak, ajo ndaloi se pikturuari në vitin 1972. Një poçar i ri, i quajtur Juan Hamilton, erdhi në fermën e saj në vitin 1973 dhe më vonë u bë shoku I saj i besuar, dhe menaxheri i saj i biznesit derisa ajo vdiq .

Pablo Picasso u pagezua me emrin Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruízy Picasso (27 emra!). “Picasso” vjen nga nëna e tij, Maria Picasso y Lopez. Babai i tij ishte Jose Ruiz Blasco. Fjala e parë e Pablo Picasso-s ishte “lapsi” në spanjisht.

Jackson Pollock shpesh përdorte cigare për të pikturuar.

Vepra e Auguste Rodin “ Epoka e Bronzit”, ishte aq reale sa njerëzit besonin se ai kishte murosur një njeri të vërtetë brenda saj.

Peter Paul Rubens ka marrë titullin Kalorës nga dy mbretër, Filipi IV, Mbret i Spanjës dhe nga Karli I, Mbret i Anglisë.

Vincent Van Gogh kishte një vëlla më të madh i cili vdiq që në lindje. Emri i tij ishte gjithashtu Vincent van Gogh. Brenda nje periudhe të shkurtër prej 10 vitesh ai krijoi rreth 900 piktura. Gruaja e vëllait të Vincentit i mblodhi pikturat dhe letrat e tij pas vdekjes dhe iu dedikua punës për të bërë të njohur veprën e tij.

Johannes Vermeer përdori një mjet paraardhës të aparatit fotografik gjatë shekullit të 16-të, e njohur si Dhoma e Errët. Ndërsa puna me kamera vihet re tek shumë artistë të arteve të bukura , Vermeer përdori imazhet e që vinin nga kamera për të projektuar mbi kanavacë skenat që do të pikturonte.

George Vlosich ofron një art të llojit unik Etch A Sketch art. Ai shfaqet në një video duke vizatuar Le Bron James. Kjo punë 5 orëshe është përshpejtuar në mënyrë që të shihet çdo vijë që ai bën dhe çdo veprim që bën për të krijuar një vepër unike pop arti. Kjo vepër arti është krijuar për Quicken Loans Arena (Pallati i sportit në Ohio, SHBA)

Andy Warhol, në fund të çdo muaji, mbyllte një kuti dhe i vendoste një datë për të krijuar “kapsula kohe”. Disa nga kutitë përmbanin objekte si psh: një këmbë e balcamosur, torta e ditëlindjes së Karoline Kenedit, një libër gjerman i shek. 17-të për mundjen dhe vizatime të ikonave të vitit 1950 si fustani i Jean Harlow dhe çizmet e Clark Gable.

Willard Wigan një artist Anglez, punon duke mbajtur frymën në mënyrë që të mos dëmtojë veprën që po krijon. Ai përdor oriz ose kokërriza rëre dhe një bisturi kirurgu për të krijuar micro-skulpturat e tij.

Burimi: artkavalet.com