Fakte

Objektet më të shtrenjta në botë (FOTO)

Shkruar nga Faktoman

Produkte me materiale të çmuara dhe me një vlerë marramendëse dhe ndonjëherë për objekte me të vërtet të kota. Ja cilat janë objektet më të shtrenjta në botë.

Ora Graff Hallucination
Shtëpia britanike Graff Diamonds ka krijuar një orë kryevepër me një vlerë prej 55 milionë dollarë. Kjo është një orë për femra e mbushur me diamant me ngjyra.
hallucination

Ora Chopard 201 karat

Edhe maison Chopard ka propozuar një orë shumë të kushtueshme e cila futet drejtë e në listën e objekteve më të shtrenjta në botë. Po flasim për orën 201 karatesh Chopard me një vlerë prej 25 milionë dollarë e përbërë nga diamant të verdhë, rozë dhe blu.

Golden Nike Dunk High


Stilisti dhe krijuesi Ken Courtney i firmës së veshjeve fashion Ju$t Another Rich Kid ka krijuar 5 palë këpucë luksoze të lara në flori 24 karat dhe i ka shitur për 5.405 dollarë.

—-

Pasta e dhëmbëve Theodent 300


E konsideruar si pasta e dhëmbëve më e shtrenjtë në botë ajo është një pastë dhëmbësh që nuk përmban substanca toksike ku kapaku i ambalazhit të tij është prej floriri.

—-

Skakier Royal Diamond Charles Hollander


Bernard Maquin një artist i njohur francez në 2005 krijoi skakieren Royal Diamond i cili është dhe seti më i shtrenjtë në botë. 30 artizane kanë punuar për më shumë se 4.500 orë dhe kanë përdorur 1.168.75 gram flori të bardhë 14 karat dhe rreth 9900 diamant të bardhë dhe të zinj për një vlerë rreth 500.000 dollarë.

Pena stilograf Aurora Diamond


Stilografi Aurora Diamond është e veshur tërësisht me diamant De Beers. Një objekt shumë luksoz që ka rreth 30 karat 18 karat dhe kap vlerën e një milion dollarë.

—-

Tas i artë për noodles

Një set shumë luksoz i krijuar vetëm në 100 copë përmban një tas të artë për noodles dhe ka një kosto prej 40 mijë euro.

—-

Biçikleta Buttery Trek Madone


E projektuar në emër të artistit britanik Damien Hirst ishte Lance Amstrong ai që e ngiste gjatë Tour de France 2009. Biçikleta Buttery Trek Madone u shit në ankand për 1.3 milion dollarë.

—-

Loja Monopoli e artë


Presidenti i Muzeut te Financa Amerikana Finance Devid Cowen dhe dizajner i njohur Sidney Mobell kanë prodhuar lojën Monopoli në flori, diamant dhe safir. Një lojë e cila kap shifrën 2 milionë dollarë.

—-

Letra higjienike në ar


Një letër higjienike e fabrikuar me një shtresë të artë prej 22 karatesh dhe ekziston vetëm një ekzemplarë i shitur me një çmim prej 1 milion e 300.000 dollarë.

Objekti me i shtrenjte

 

Objekti hapësinor ndërkombëtar është gjeja me e shtrenjte qe ka prodhuar ndonjëherë njeriu. Ai ka filluar te ndërtohet qe ne vitin 1983 dhe ka kushtuar 150 miliard dollarë.