Kuriozitete

10 qytetet më të pastërta në botë

Shkruar nga Faktoman

Niveli i zhvillimit të një vendi vihet re nga pastërtia dhe rregulli që ai ka, pasi ato tregojnë se sa e civilizuar dhe e disiplinuar është popullsia e atij shteti. Kërkesa e secilit prej nesh për të jetuar në një vend të pastër dhe higjenik është duke u rritur nga dita në ditë, por rritja e popullsisë, ambientet e ndotura, rrugët me pluhur dhe të pista janë duke e kthyer këtë në të pamundur. Por ka disa qeveri, të cilat ndjekin politika të caktuara për të planifikuar dhe menaxhuar faktorët kryesorë të ruajtjes së pastërtisë, për tu ofruar qytetarëve të tyre kushte sa më të mira jetese.

Kjo është lista e 10 qyteteve më të pastra në botë

1. Freiburg, Gjermani

Freiburgu nuk njihet vetëm si një nga qytetet më të pastër në botë, por edhe një nga më ekologjikët. Ai është shumë i njohur për standardet e larta të jetesës dhe universiteteve mesjetarë.

2. Oslo, Norvegji

Oslo është një nga qytetet më të populluar të Norvegjisë dhe është vlerësuar për luftën e tij të vazhdueshme në reduktimin e ndotjes. Vitet e fundit ai njihet edhe si një nga vendet më të shtrenjtë në botë si edhe më të pastra. Në vitin 2007, u rendit nga “Digest Reader” si qyteti i dytë më i gjelbër i botës.

3. Wellington, Zelanda e Re

Ai përbën një nga atraksionet më të mëdha turistike, pothuajse 3,6 milionë vizitorë çdo vit. Ka shumë bukuri natyrore, hapësira të gjelbra dhe rrugë të pastra. Ky qytet ka cilësi të lartë të ajrit dhe është i shkëlqyer në menaxhimin e mbeturinave dhe konsumit të energjisë.

4. Helsinki, Finlandë

Helsinki është kryeqyteti i një prej vendeve më të bukura nordike në botë, Finlandës. Pothuajse 1,1 milion njerëz jetojnë këtu për shkak të mjedisit të tij të përshtatshme dhe bukurisë natyrore. Ai është një nga qytetet më të mëdha në Evropën e Veriut dhe është qendër e madhe arsimore, kulturore, financiare dhe politike.

5. Kopenhagen, Danimarkë

Kopenhagen është qendra ekonomike, kulturore dhe qeveritare e Danimarkës me pamje natyrore, kështjella dhe pallate shumë të bukur. Ai është i njohur si një nga qytetet, që është angazhuar plotësisht për të patur standarte të larta mjedisore. Në vitin 2014 ka fituar titullin “Kryeqyteti i Gjelbër i Europës.”

6. Kobe, Japoni

Në listën e dhjetë qyteteve më të pastra në botë është edhe qyteti Japonez, Kobe. Populli japonez është i famshëm për kujdesin ndaj shëndetit dhe ndjenjën e fortë të përgjegjesisë, kështu që ata janë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e higjenës dhe pastërtisë së mjedisit. Japonia ka fituar shumë famë në zhvillim e teknologjisë së avancuar, ekonomisë dhe menaxhimit të mbeturinave.

7. Mineapolis, SHBA

Mineapolis është qyteti më i madh në shtetin amerikan të Minesotës. Ai është vendosur në anë të lumit Misisipi dhe është shumë i pasur me ujë. Aty jetojnë më shumë se 3.3 milion njerëz, por ata ende e ruajnë pastërtinë e qytetit.

8. Honolulu, Hawai

Honolulu është i njohur gjerësisht në botë si atraksion i madh turistik. Natyra e tij e pastër tërheq shumë turistë nga e gjithë bota. Ajri i këtij ishulli është jashtëzakonisht i pastër, pasi erërat e Paqësorit dhe rreshjet, që bien rregullisht e mbajnë atë të pastër. Ai është i njohur si parajsë tropikale.

9. Adelaide, Australi

Adelaide është kryeqyteti i Australisë Jugore si edhe një nga qytetet më të bukura të saj. Në planifikimin e tij janë përfshirë parqe të shumtë dhe bulevarde të gjerë. Një nga faktorët kryesorë, që mban pastër qytetin është metoda e riciklimit të mbetjeve. Tregu qendror riciklon gati 85% të tyre, duke e bërë atë një qytet të pastër dhe të përsosur për të jetuar.

10. Kalgari, Kanada

Ky është një qytet i mrekullueshëm i vendosur mes Maleve Shkëmborë dhe Savanës të Kanadasë. Bow dhe Elbow janë dy lumenjtë kryesorë, që kalojnë nëpër këtë qytet dhe garantojnë lagështinë e klimës së kësaj zone.

Burimi: acp.al