Fakte

Fakte të tmerrshme rreth të ardhmes

Shkruar nga Faktoman

Toka është një vend mjaft i mirë për të kryer proceset jetësore, por ka edhe anën negative duke e menduar të ardhmen. Ka milje të panumërta të tokës dhe sipërfaqes që ne ende nuk i njohim. Shumë dukuri jetësore paraqesin rrezik për ne, edhe pse janë shumë aktuale sot.

Më poshtë do t’i paraqesim disa nga këto dukuri që do ta drejtojnë të ardhmen tonë.

Do të kemi shumë fëmijë

Shumë njerëz mendojnë se qëllimi i vetëm në planet është të krijojnë pasardhës dhe t’u sigurojnë një mjedis dhe kushte të mira të jetës atyre. Kjo mund të vlerësohet si e vërtetë, po ajo çka duhet të dimë e të fokusohemi më shumë është krijimi i një jete më të mirë e të zhvilluar profesionalisht.
Ajo çka ka rëndësi pasi të kemi 1, 2 apo 3 fëmijë janë kushtet e jetës për ta, dhe sigurisht që a mundet një qift t’u siguroi atyre një jetë të përshtatshme për t’i premtuar vendit në të ardhem se ata do të jenë të dobishëm për vendin se ku jetojnë.

Ajri do të na vrasë

Shtresa e ozonit është një shtresë shumë e rëndësishme për tokën dhe jetën në të, e cila ka funksion të na mbrojë nga rrezet Ultra Violtete, dielli dhe gazrat helmuese. Duke e parë fluskin e madh të përdorimit të makinave të ndryshme që përdorim për nevojat tona, shihet qartë se këto makina janë duke e ndotur ajrin. Helmet e ndryshme të lëshuara nga makinat, favorizimi i enërgjisë bërthamore ndaj asaj diellore, mos-kujdesi i përdorimit të produkteve toksike na bën të kuptojmë seshtresa e ozonit po shkatërrohet dhe nuk na mbronë. Ju mund të mendoni se kjo nuk është punë e madhe, dhe nuk është praktikuara ende, por është raportuar se afër 50% e qyteteve në Shtetet Bashkuara të Amerikës kanë krijuar një ajvr të pa pastër e të rrezikshëm për të marrë frymë, për shkaqet e lartëpërmendura, raporton gazetametro.net
Shumë njerëz janë shprehur se nëse ushqimi është helmues tek ne (vend i caktuar) ne mund të shfrytzojmë një vend tjetër, apo problemi me ujin, i cili mund të vlohet, ose përdorimi i maskave për mbrojtje nga gazi mirëpo edhe pse këto janë mundësi mbijetese, kuptohet qartë se bota do të shëndrrohet në një hapsirë të tmerrshme për t’i përballuar të gjitha.

Toka do të mbushet me mbeturina

Toka në fakt është shtëpia jonë, vendi ku ne jetojmë, e cila ka pamje shumë të bukur, duke u nisur me pasurimin e liqeneve, pyjeve, fshatrave. Mirëpo shumë nga këto hapësira të bukura mbulohen nga mbeturinat. Sipas disa statistikave kohëve të fundi është konstatuar se poshtuajse çdo shtet ka mbi 60 gropa ku futen mbeturinat për të mos e ndotur natyrën, por a mjaftojnë duke e parë që recilklimi i tyre nuk bëhet në mënyrën e duhur?

Ushqimi i pamjaftueshëm

 

Ashtu si thamë më lartë në të ardhmen pritet një numër më i madh i lindjeve të foshnjeve
Natyrisht, ne kemi mjaft hapësirë për njerëzit për të jetuar, por kërcënimi është se nuk ka ushqim të mjaftueshëm për njerëzit. Popullata jonë është në rritje me një normë më të shpejtë se popullata jonë bujqësore. Zgjidhja është që të merremi më shumë produktivitet nga tokat bujqësore, por për shkak të pakësimit të shtresës së ozonit, është e vështirë. Sot ushqimi i shpejtë është shumë i kërkuar për arsye të ndryshem, por problemi qëndron në këtë se përdorimi në masë të madhe i tyre e shkatërron ajrin me pjekjen e shpejt të mishit, tymi i cili lirohet tërë kohën etj.

Robotët por kryejnë punët tona

Tani më shumë se kurrë njerëzit janë duke u zëvendësuar nga kompjuterat. Kjo është një e vërtetë që dallohet shumë lehtë.
A ju kujtohet se kur keni qenë në bankë për herë të fundit? Ndoshta edhe jo, sepse shumicën e punës e kryeni nga shtëpia, nga interneti në telefonin tuaj apo kompjuteri. Sot kur ushqehemi jashtë shtëpisë, servimi pothuajse në çdo hapisrë e kryen një pasisje e veçantë pa qenë e nevojshme të jetë një njeri aty, puna e dobishme e një njeriu do të ishte biseda po jo servimi. Në Amerikë 50% e qytetarëve amerikanë rrezikojnë ta humbasin punën në dekadat e ardhshme si pasojë e zëvendvsimit të punës së tyre me një kompjuter

Ekstremizmi politik është duke u rritur

Në vitet e fundit dhuna duke mbrojtur subjktete e caktuara është rritur. Partitë që simpatizanët e tyre mbrojnë janë duke shkaktuar tensione dhe kufij, pa marrë parasysh shkollimin e tyre ata janë të paedukuar dhe të dhunshëm. Në zgjedhjet e fundit në Amerikë përkrahësit e Hillary Clinton-it edhe Trump-it janë shoqëruar shumë herë në stacione policore për shkak të ekstremitetit që kanë përcjellë tek popullata e gjerë. Edhe në Kosovë në prag të zgjedhjeve ndodhë e njejta, shumë smpatizuesë të subjekteve të ndyshme vendore futen në konflikte se kush do të fitojë dhe i kalojnë kufijtë me sjlelljet e tyre, duke ndjellë frikë tek opnioni i gjerë.

Një numër i madh i kafshëve që sjellin dobi te ne janë duke u zhdukur

Shumë kafshë sot janë zhdukur për shkak të ndryshimit të klimës dhe mënyrës së jetesës sonë. Disa nga këto kafshë janë shuar për shkak të mos kujdesit edhe nga njerëzit.
Bletët janë shumë të rëndësishme për jetën tonë, ato luajnë rol jetik në pllenim. Andaj sot do të ishte shumë më mirë t’i kushtojmë rëndësi kujdesit ndaj tyre, sepse kanë rëndësi shumë të madhe për jetën e njerëzve.

Metoda shumë të lehta për të spiunuar njerëzit

Zbulimet e tekonologjisë e kanë bërë jetën tonë “të përosur”. Falë këtyre zbulimeve privatësia sot është shumë pak e ruajtur. Nëse ju posedoni një kontakt me ndonjë rrjet social në internet ju automatikisht bëni njëhap mbrapa për ta mbrojtur privatësinë. Sot me pak zgjuarsi ju mund ta kontrolloni kompjuterin e tjetrit pa problem, ju mund të shihni lëvizjet e tij të detajuara në çdo hap, falë kësaj teknologjie të sofistikuar.

Pjesë të tokës po zhduken

Ne e kemi mësuar tashmë se shtresa e ozonit është zvogëluar në një shkallë alarmante.
California është duke u pakësuar drejtë para syve tanë. Shteti dhe zonat përreth janë zhytur për katër vitet e fundit.
Fundosja është përshpejtuar për shkak të thatësirës. Nëse kemi humbur një shtet të tërë, çfarë mund të ndodhë tjetër? Gjithashtu është humbur një pjesë e madhe e tokës bujqësore, dhe si pasojë shumë qytetarë janë duke ndërruar vend, pra duke e braktisur vendin dhe duke e lënë atë vend bosh.

Mungesë e ujit të freksët

Në planetin tonë më shumë ka ujë sesa tokë. Duke u nisur nga kjo është tragjike fakti se uji po mbaron. E vërtetë është megjitatë, se pjesa më e madhe e ujit është ujë i kripur.
Uji që përdrorim ne është duka na kërcënuar vazhdimisht. Ne pamë së fundmi në këtë vit efektet shkatërruese të krizës së ujit “Flint”. Një shumë e ujit tonë është e njollosur nga mikrobet, dhe ky problem është jashtë kontrollit tonë, veçanërisht në qoftë se tubacionet e plumbit janë duke e helmuar ujin.