Fakte

Pse adhuruesit e filmave horror janë më të zgjuar se të tjerët?

Shkruar nga Faktoman

Adhuruesit e filmave horror nuk janë si të gjithë ata që pëlqejnë filma të zakonshëm.

Ata nuk preferojnë të shikojnë një film në gjendje pasive, por analizojnë dhe presin çdo hollësi. Në përgjithësi, ata janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta.

Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët.

Kanë njohuri të gjera

Derisa dikush kërkon të shohë një film horror, me shumë mundësi gëzon njohuri nga të gjitha fushat, nuk kënaqet nga klishetë dhe i shijon më shumë ajo që është e re dhe aspak e zakonshme.

Në përgjithësi, kanë interesa të larta

Tmerret e ndryshme që jepen në një film horror, u zgjon këtyre njerëzve hobe intelektuale të reja, përtej televizionit. Disa njerëz fiksohen edhe më shumë te profesionet e tyre, por të tjerë provojnë edhe hobe të reja. Po ashtu, një pjesë e tyre janë edhe lexues mjaft të mirë.

Janë mendimtarë të pavarur

Njerëzit që tërhiqen nga filmat horror tërhiqen nga gjëra që nuk preferojnë t’i ndajnë me të tjerët dhe të mos flasin shumë për to. Është pikërisht ky shkaku pse një kategori e caktuar njerëzish tërhiqen për dikë që është i mënjanuar nga të tjerët dhe për ta bëhet intrigues dikush që jeton i strukur.

Janë të prirur për të zbuluar mistere

Filmat horror kanë mistere brenda tyre, diçka që ka qëllim të zgjidhet. Çdo film horror merret me një element të panjohur – çfarë po ndodh? Pse po ndodh? Kush po e bën këtë? Në këtë mënyrë, edhe ai që e sheh bëhet një lloj agjenti, të cilit i duket vetja protagonist që jep të dhëna. Ai mund ta nuhasë vrasësin me milje larg.

Prekin anën e errët të jetës

Ndërkohë që të gjithë njerëzit e tjerë nuk preferojnë të mendojnë për vdekjen, fansat e filmave horror kanë forcën mendore për ta përqafuar atë dhe për të menduar shpesh për të – madje e shohin vdekjen edhe si formë argëtimi. Ata nuk interesohen fare çfarë mendojnë të tjerët për ta, thjeshtë janë të interesuar për të panjohurën.

Nuk janë të frikësuar nga asgjë

Dhe kjo është e dukshme. Njerëzit që nuk tmerrohen, as nuk shqetësohen, do të thotë që janë të guximshëm dhe nuk ua pengon asgjë. Kanë aftësi për të kuptuar ç’ndodh përtej dhe kjo lloj aftësie i lejon ata të shijojnë më shumë se pjesa tjetër e atyre që mendojnë gjithmonë tmerrin dhe fundin e frikshëm.