Fakte

Disa fakte për planetin tonë, që nuk jua mësojnë në shkollë

Shkruar nga Faktoman

Kur vjen fjala tek planeti ynë, ne konsiderojmë çdo gjë rreth tij, si të njohur dhe të zakonshme.

Çuditërisht, dijmë më shumë për hapësirën, se sa për planetin tonë të përbashkët.

Për shembull, e quajmë Tokën Planeti Blu, edhe pse shkencëtarët besojnë se nuk ka qenë kështu gjithmonë. Po kështu, Hëna nuk është i vetmi satelit i Tokës.

Hëna mund të kish qenë pjesë e Tokës

Shkencëtarët supozojnë se Hëna jonë u shfaq për shkak të një përplasjeje të planetit tonë, me një tjetër objekt të madh. Përplasja shkaktoi ndarjen e një cope të vogël të Tokës, që më pas u bë sateliti i saj.

Fusha magnetike e Tokës po ndryshon

Jemi mësuar ta shohim fushën magnetike të Tokës, si diçka konstante. POr, ajo vazhdon të ndryshojë.

Sipas kërkimeve shkencore, fusha ka lëvizur afro 600 milje që nga shekulli 19. Qendra e saj tani ndodhet mbi Oqeanin e Jugut.

Vit pas viti, shpejtësia e lëvizjes së saj rritet, deri kur arrin kulmin. Pas kësaj, do të ngadalësojë sërish.

Ai gravitet i çuditshëm

Për shkak të faktit se Toka nuk është përsosmërisht rrethore, masa e saj nuk është e rregullt. Dhe dallimet në masë shkaktojnë luhatjet në gravitet, në pjesë të ndryshme.

Një prej këtyre anomalive është Hudson Bay në Kanada. Këtu, graviteti është më i ulët se sa në vende të tjera.

Toka mund të ketë një Hënë të dytë

Disa shkencëtarë besojnë se planeti ynë ka një satelit të dytë. Sipas tyre, ekziston një objekt i dytë kozmik që sillet përreth Tokës.

Megjithatë, nuk është gjithmonë i njëjti objekt, por satelitë të përkohshëm.

Besohet se fusha magnetike tërheq asteroidë të mëdhenj, dhe ata vazhdojnë të ndjekin planetin tonë për pak kohë (3 rrotullime)

Tërmete në Hënë

Tërmetet në Hënë nuk janë fantazi shkencore. Por ata nuk ndodhin aq shpesh sa në planetin tonë.

Zakonisht ndodhin shumë më thellë, pranë bërthamës së Hënës. Kjo ndodh prej forcave tërheqëse të Diellit dhe Tokës.

Floriri i fshehur

Nëse nxirret në sipërfaqe, kjo sasi floriri do të mjaftonte për të mbështjellë planetin tonë me një shtresë gjysmë metri.

Dikur, Toka ishte ngjyrë vjollcë

Një shkencëtar në Universitetin e Maryland thotë se kohë më parë, planeti ynë ishte ngjyrë vjollcë.

Mikrobet e lashta mund të përdornin molekula të tjera, për të përpunuar dritën e diellit në vend të klorofilit.

Këto molekula u japin mikrobeve një hije vjollce, ndaj planeti ynë mund të ketë qenë ngjyrë vjollcë.

Një epokë akulli mund të ndodhë në 2019-ën në Planetin tonë

Si rregull, Dielli ka pika që shpërthejnë në sipërfaqe, që tregojnë se ai është në fazë aktive.

Por për arsye që nuk dihen, ndonjëherë ato nisin të zhduken, duke e lënë sipërfaqen e Diellit të sheshtë.

Ka ndodhur një herë në shekullin 15, kur fenomeni i quajtur si Epoka e Vogël e Akullit ndryshoi klimën në Tokë.

Kjo epokë bëri që Islanda dhe Finlanda të humbisnin një të tretën e popullsisë, ndërkohë që Vikingët u larguan nga Groenlanda.

Sot, shkencëtarët po vërejnë të njëjtën tendencë të Diellit. Ata besojnë se yli ynë po hyn në një fazë, që do rezultojë në një tjetër Epokë të Akullt për Tokën, në vitin 2019.