Fakte

30 Fakte interesante psikologjike

Shkruar nga Faktoman

01. Kur ju shihni ëndrra trupi juaj paralizohet.

02. Nëse loti i parë del nga syri i majtë tregon dhembje, nëse del nga i djathti tregon lumturi.

03.Kur e humbni telefonin reagoni njëjtë si në një eksperiencë para vdekjes.

04. Truri i njeriut nuk mund të krijojë fytyra, kështu që nëse e shihni dikë që nuk e keni takuar asnjë herë në ëndërr, gjasat janë që e keni parë më herët mirëpo për një moment të shkurtër.

05. Në moshën 16 vjeçare, 80 % e njerëzve veçse e kanë takuar njeriun me të cilin do të martohen.

06. Njerëzit e padijshëm besojnë se janë më të zgjuar se sa që janë, ndërsa njerëzit më inteligjentë i nënvlerësojnë aftësitë e tyre.

07. Kur ju kujtohet diçka nga e kaluara nuk jeni duke e kujtuar ngjarjen, por herën e fundit kur e keni kujtuar atë ngjarje.

08. 68% e njerëzve kanë zhvilluar “sindromën fantazmë të vibrimit” ku besojnë se telefoni i tyre në xhep ka vibruar e në fakt nuk e ka bërë.

09. Vetëm gjysma e popullsisë në botë vuan nga ankthi, depresioni, abuzimi i substancave narkotike apo një kombinim i të gjithave.

10. Secili njeri e ka një këngë të preferuar e cila ia kujton atij një ngjarje emocionale nga e kaluara.

11. Është më e mirë të mos i tregoni qëllimet tuaja, sepse e humbni motivin për ti arritur.

12. Askush nuk mund ti kryejë disa punë në të njëjtën kohë.

13. Ne mund të jemi të afërt me përafërsisht 150 persona.

14. 80% e bisedave në të cilat merrni pjesë janë ankesa.

15. Truri juaj është më kreativ kur është i lodhur.

16. Janë vetëm 4 emocione dhe jo 6. Neveria dhe befasia nuk konsiderohen emocione të vërteta.

17. Njerëzit janë më të sinqertë kur janë më të lodhur.

18. Kujtimet tuaja më të qarta sigurisht janë të gabuara.

19. Mund ta krijoni iluzionin e progresit për ta motivuar veten.

20. Interneti konsiderohet varshmëri dhe mund të shtohet në listën e çrregullimeve mendore.

21. Ndërdija juaj gjithmonë e di para se ta dini ju.

22. Çokollata liron të njëjtat lëndë kimike të cilat lirohen kur bini në dashuri.

23. Muzika ndikon në perceptimin tuaj për botën.

24. Është më mirë kur jepni se sa kur merrni.

25. Të këndosh ju zvogëlon ankthin dhe depresionin.

26. Mund ta mashtroni trurin se keni fjetur mirë edhe nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm.

27. Truri juaj e ndjen refuzimin dhe e percepton si dhembje.

28. Depresioni është rezultat i mendimit të tepruar në krijimin e problemeve të cilat nuk ekzistojnë.

29. Kur dikë e merr malli për ju ka 80 % gjasa që ai person të ju shfaqet në ëndërr.

30. Njerëzit të cilët u bashkohen grupeve religjioze apo praktikave spirituale kanë nivele më të ulëta të stresit.