Kuriozitete

15 fakte interesante për Shqipërinë, sipas medias suedeze

Shkruar nga Faktoman

“Swedish Nomad”  një media suedeze ka renditur 15 fakte interesante për Shqipërinë.

“A po kërkoni fakte për Shqipërinë? Ja një listë me 15 fakte interesante për Shqipërinë që ndoshta nuk e dinit”, nis artikulli i medias suedeze.

Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit se  në Shqipëri
A e dini se ka më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se brenda? Komunitetet më të mëdha të diasporës shqiptare janë gjetur veçanërisht në Itali, Argjentinë, Greqi, Kroaci, Turqi, Skandinavi, Gjermani, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara.

Dhe sigurisht Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Nuk ka McDonald në shqipëri
Nëse jeni duke kërkuar për një McDonald’s në Shqipëri, ju do të duhet të kërkoni për një kohë të gjatë, sepse nuk ka një restorant të vetëm McDonald’s në vend. Megjithatë, ka një zinxhir të ngjashëm me ushqim të shpejtë të quajtur Kolonat.

Gjuha shqiptare është shumë unike
Nuk ka gjuhë tjetër të ngjashme me gjuhën shqipe. Por është ende e njohur si një gjuhë indo-evropiane, edhe pse ka një degë të pavarur në pemën e gjuhës. Ka shumë dialekte, por dy kryesore janë Tosk dhe Geg.

Xhiro në mbrëmje
Shqiptarët kanë traditë të shëtitin në mbrëmje në rrugët kryesore, kjo është një mënyrë e mirë për të biseduar.

Kishte vetëm 3000 automjete në vend pas rënies së komunizmit
Në fund të epokës komuniste, në vend kishte rreth 3 milion njerëz, por kishte vetëm 3000 vetura. Kjo ndodhi për shkak se makinat private ishin të paligjshme gjatë sundimit komunist.

PO do të thotë JO dhe JO do të thote PO
Kjo të konfuzon disi,  kur shqiptarët thonë jo tundjen e kokës e kanë PO, kur thonë po me kokë e kanë JO.  Mbajeni mend këtë sepse zakonisht ata i përgjigjen pyetjeve me kokë.

Zyrtarisht 70% të shqiptarëve janë musliman, por numri që praktikon fenë është më pak.
Këto janë numra zyrtarë, por në realitet, ka shumë më pak që praktikojnë në mënyrë aktive fenë. Kjo është edhe për faktin se feja u ndalua gjatë epokës komuniste. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ishte ateiste nën sundimin e Enver Hoxhës.

Kultura e kafeve është shumë e madhe
Sidomos ekspres. Ju do të shihni njerëz të ulur në bare dhe kafene gjithandej. Shumë prej tyre fillojnë ditën e tyre duke pirë një filxhan të bukur të kafesë turke.

Pas qethjes ju do të merrni një goditje në qafë.
Pasi të keni marrë shuplakën,  berberi do të thotë “me shëndet”.

Shqipëria ka më shumë se 3250 specie të bimëve.
Kjo është e barabartë me 30% të të gjithë florës së Evropës. Ka dhe shumë bimë dhe lule.

Besojnë në fat

Shumë shqiptarë besojnë në fat të mirë ose të keq.

Ja disa shembuj:

Fat i keq: Për të prerë thonjtë gjatë natës, nëse syri yt dridhet diçka e keqe do të ndodhë, të hedhësh bukën, të hysh në një shtëpi të re me këmbën e majtë, e martë është e pafat.

Fat i mirë: nëse një zog urinon në ju,  ose në qoftë se një fëmijë urinon mbi ju.

Shqipëria ka 70% të sipërfaqes së saj të mbuluar nga malet
Ju mund të thoni se është vendi i maleve pasi që 70% e sipërfaqes së përgjithshme mbulohen prej tyre. Mali më i lartë është mali Korab në 2764 metra.

Përshkruar nga GEOGRAPHIC AS si një nga destinacionet më të mira në vitin 2018
Në vitet e fundit, turizmi është rritur shumë në Shqipëri dhe gjithnjë e më shumë njerëz zbulojnë këtë vend të bukur. “National Geographic”, e renditi atë si një një nga vendet më të mira të 2018.

Mbi 700 000 bunkerë u ndërtuan gjatë kohës së komunitetit
Megjithatë, shumë nga këto janë shkatërruar, por ka ende disa që kanë mbetur për të provuar ekzistencën e tyre të mëparshme. Disa prej tyre janë bërë edhe kafene.

Nënë Tereza është shqiptare dhe mori çmimin NOBEL.
Ajo konsiderohet si simboli  i  vendit dhe është e vetmja shqiptare që ka marrë çmimin Nobel.

Përktheu Isa Myzyraj-Dritare.net