Kuriozitete

Pesë sekretet e Vatikanit

Shkruar nga Faktoman

Ekzorcizmi i Papatit: Nuk është aspak e çuditshme kur vetë Ati i Shenjtë përballet me djajtë. Papa Voitila (Huan Pabloja i 2-të) kreu të paktën tri procese ekzorcizmi gjatë apostullimit të tij.

Me sa duket edhe Papa Francesku realizoi një të tillë në Sheshin Shën Pjetër që u vu re në imazhet e korrikut të vitit 2013.

Nga Papa Benedikti i 16-të nuk ka të dhëna për asnjë ekzorcizëm, por ishte Papa që emëroi më shumë praktikantë ekzorcistë në dekadat e fundit.

Gjykata apostolike: Ndryshe nga emërtimi nuk bëhet fjalë për një burg në Vatikan. Në fakt është një gjykatë që është mbajtur sekret për 8 shekuj dhe që gjykon mëkatet në mënyrë që autoriteti ekleziastik të mos ushtrojë pushtetin e absolutizmit.

Në janar të vitit 2009 u mbajt një konferencë shtypi për të sqaruar misionin e kësaj gjykate dhe për ta bërë publike.

Gjuha zyrtare e Vatikanit është gjuhë e vdekur. Por latinishtja gjallon akoma mes muresh të qytetit-shtet dhe bën që romantizmi, misteret dhe sekretet që destilon ky vend i vogël të jenë tërheqëse për skenarë filmash spiunazhi.

Megjithatë makineritë e tërheqjes së parave janë të vetmit që të ndihmojnë në këtë gjuhë.

Financimi: Përtej problematikave që në të kaluarën kanë bërë që Banka e Vatikanit të jetë si një lavatrice ku grupet e interesit pastronin paratë, ajo që mbetet e sigurt është se mbështetja kryesore vjen nga të dhjetat që u dhurohen kishave nga e gjithë bota.

Shuma rrotullohet rreth disa qindra milion dollarë e mjaftueshme për të mbajtur dhe mirëfunksionuar strukturën e këtij vendi.

Arkivi sekret: Arkivi është i përmasave të jashtëzakonshme. Janë rreth 600 kategori të ndryshme, 65 km rafte dhe 150 000 dokumente që u përkasin zyrtarisht 800 viteve të fundit.

Dhe sigurisht që është sekret sepse në latinisht secretum përkthehet privat që do të thotë se është arkivi sekret i Papës. Personi i besuar që merret me këtë arkiv është sekretari.