Femra

Këshilla mjekësore që i duhen çdo nëne të re

Shkruar nga Faktoman

I duam të vegjlit tanë mirëpo, urrejmë kur ata sëmuren. Në fund të fundit, asnjë nënë nuk dëshiron të shohë fëmijën e saj në dhimbje dhe do të bëjë çmos që t`i ndihmojë.

Përderisa çdo nënë i ka metodat e saja të provuara dhe funksionale për të menaxhuar ënjtjet, gërvishtjet apo sëmundjet që kaplojnë fëmijët, disa hile janë më të mira se të tjerat. Nga zbutja e infeksionit të veshit deri tek kujdesi nga kruarja, ja disa nga truqet mjekësore që çdo nënë duhet t`i ketë parasysh.

Jepini dozën e ilaçit – Mos humbisni kohën e marrjes së ilaçit pasi do ndodheni në situatë konfuze dhe do pyesni “A e bëra këtë gjë?”. Krijoni orar në shishen e ilaçit që të shihni nëse i keni dhënë fëmijës suaj dozën e duhur në kohë.

Largoni dhembjen kur fëmijës i dalin dhëmbët – Futeni një lugë në frigorifer, e pastaj jepjani foshnjës që ta thith atë. I ftohti dhe presioni do e zvogëlojnë ënjtjen dhe do e ndalojnë dhimbjen që shkaktojnë dhëmbët që dëshirojnë të dalin.

Lehtësoni dhimbjen e veshit – Nëse fëmija juaj vazhdimisht shkul veshin, provoni këtë gjë. Në një çorape të pastër vendosni kripë dhe disa pika vaj esencial. Pasi të ngrohet në temperaturë mesatare apo të ulët për 5 minuta, vendoseni çorapin në veshin e foshnjës, mineralet dhe nxehtësia do e zbusin dhimbjen.

Ëmbëlsoni fytin e lënduar – Shumë nëna betohen se kjo gjë funksionon. Kur fëmija juaj ka fyt të lënduar, jepini gjëra të ëmbla për të ngrënë.

Qumësht për zjarrthin e ulcerës – Në vend se të përdorni krem që zbut kafshimin e insekteve, provoni të prekni lehtë me qumësht lëndimin e fëmijës suaj. Qumështi është i njohur si shërues i problemeve të ulcerës.

“Ngrijeni” dhimbjen e dhëmbëve – Nëse goja e fëmijës suaj ka dhimbje, do e humb edhe apetitin. Ekzistojnë receta për akullore me vlera të mira ushqyese, një gjë e tillë do e ushqente dhe do e zbuste dhembjen.

Qetësoni djegien e tij – Në momentin që foshnja juaj digjet, provoni këtë kombinim. Përzieni sasi të barabartë të sodës së bukës dhe uthullës, aplikoni përzierjen në pjesën e djegur.

Zhdukni kollën – Kollitja e fëmijës mund të mbajë tërë shtëpinë pa gjumë. Para se ta vendoni në shtrat, lyejini këmbët e foshnjës me krem menteje, vishi çorape të trasha dhe do të jeni rehat. Nuk e dimë arsyen pse kjo gjë funksionon, mirëpo jemi të kënaqur pse funksionon aq mirë.

Largoni dhimbjen e dhëmbëve – Të zhytni rrobat e fëmijës në çaj kamomili është mënyrë natyrale e qetësimit të foshnjës dhe do e lëkundni me lehtësi në gjumë.

“Lëpini” ilaçin – Ka mënyra të ndryshme t`i jepni fëmijës suaj ilaçin mirëpo kjo është e preferuara. Zhyteni një lëpirëse në ilaç dhe jepjani fëmijës suaj. Pas çdo lëpirje zhyteni përsëri në ilaç derisa të përfundojë ilaçi, pastaj lëreni të përfundojë lëpirësen.