Shëndet

Çka i bën trurit konsumimi i kanabisit?

Shkruar nga Faktoman

Kanabisi si edhe disa patologji të njohura, sikurse skizofrenia dhe ankthi, por edhe përdorimi abuziv i alkoolit, përshpejtojnë procesin e plakjes së trurit, sipas një studimi.

Ky përfundim ka dalë pas njërit prej studimeve më të mëdha të kryera deri tani që realizoi skanimin e trurit tek 31.277 persona.

Truri i njeriut zë vetëm 2% të masës së trupit, por kërkon 20% të gjakut që pompohet aty përmes 370 mijë arterieve dhe mijëra enëve të tjera kapilare.

Studimi i kërkuesve të Amen Clinics, Google, John’s Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California në San Francisco, kishte të bënte pikërisht me analizimin e këtyre mikro kapilarëve, gjendja e të cilëve, ka studime që thonë se tregon jo pak në lidhje me moshën e individit.

Kështu pas analizave tomografike dhe skanimet SPECT, për çdo individ, kërkuesit përcaktuan dhe vlerësuan një farë moshe dhe kjo u krahasua me moshën reale të tyre.

Nga kjo doli se plakja e trurit ishte e lidhur me fluksin e gjakut që kalonte përmes enëve mikro të trurit, dhe tek ata që konsumonin kanabis, diferenca ishte 2.8 vjet plakje premature, ndërkohë që për ata që përdornin alkool ishte 0.6 vjet, për ata që vuanin nga skizofrenia ishte 4 vjet.