Fakte

Serialet më të famshme që kanë kapur vëmendjen e publikut në gjithë botën

Shkruar nga Faktoman

Kinematografia botërore ka vazhduar të sjellë risi në televizionet tona duke sjellur seriale të zhanreve të ndryshme që kanë prekur shijet e secilit. Më poshtë do të sjellim 10 nga serialet më të shikuara të viteve fundit në gjithë botën:

La Casa De Papel’- drama televizive e famshme në gjuhën spanjolle që ka thyer rekordet e shikueshmërisë në gjithë botën. Ky triller-krim serial me regji të Alex Pina, sjellë historinë e një grupi hajdutësh të cilët me një plan specifik vendosin të kryejnë një vjedhje të madhe.

Peaky Blinders’- një dramë krim që zhvillohet gjatë luftës së dytë botërore krijuar nga Steven Knight, përbëhet nga 7 sezona duke e kthyer edhe këtë serial në një fenomen botëror me shikueshmëri të lartë.
‘Breaking Bad’- një seri amerikane që u krijua në vitin 2008 por që filloi të shikohet viteve të fundit në gjithë botën. Ky serial tregon historinë e një profesori të kimisë i cili për shkak të probleve financiare fillon të merret me prodhimin e drogës.

The Crown’- një dramë historie që sjellë momentet më të rëndësishme të Mbretëreshës Elizabeta II dhe prapaskenat e jetës së saj.
‘The Good Place’- një komedi amerikane krijuar nga Michael Schur, që ka sjellur të qeshura të shumta në gjithë botën, por që sjellë një mesazh për t’u bërë njerëz më të mirë.

Stranger Things’- ky serial i zhanrit fiktiv zhvillohet në vitet e 80-ta dhe flet për zhdukjen e një të riu në një mënyrë misterioze. Ky serial ka 3 sezona dhe është krijuar nga ‘The Duffer Brothers’.

Better Call Saul’– është një seril dramë i krijuar nga Vince Gillian, shtjellon historinë e James Morgan që sapo ka filluar karrierën si avokat.

The Walking Dead’- është një serial dramë horror, realizuar nga Frank Darabont, bazuar tek libri me të njejtin titull të Robert Kirkman dhe tregon historinë e një personazhi i cili pasi zgjohet nga koma përballet me një botë krejtësisht të re dhe të frikshme.

The big bang theory’- një serial komedi krijuar nga Chuck Lorre dhe Bill Prady. Ky serial fokusohet tek jeta e pesë personazheve që jetojnë në Kaliforni dhe kanë ëndërra të ndryshme për jetën e tyre dhe përpjekjeve të tyre për ti realizuar ato.

Game of Thrones’- një nga serialet më të famshme në botë me shikueshmërinë më të madhe në botë, bazohet në seritë e noveleva të Georg R. R. Martin dhe sjellë një histori që bazohet në dy kontinete fiktive Wasteros dhe Essos që përfshin luftëra, dashuri, tradhëti dhe pushtime të shumta për të kapur pushtetin.