Fakte

Disa fakte të çuditshme rreth trupit të njeriut

Shkruar nga Faktoman

Shkencëtarët zbulojnë thuajse çdo ditë të reja rreth trupit të njeriut – madje disa prej tyre janë shumë të habitshme.

Më poshtë janë të renditura disa fakte që tregojnë se ka diçka vërtet të fuqishme në trupin e njeriut.

-Acidi në barkun e njeriut mund ta shkrijë lehtësisht një brisk rroje. Por sigurisht nuk keni nevojë ta provoni këtë.

-Njerëzit mund të jetojnë pa stomak, me 75% të mëlçisë, një veshkë, 80% të zorrëve, një mushkri – kjo nuk do të jetë jeta më e lumtur, por është e mundur.

-Epidermi i trupit rigjenerohet çdo 2-4 javë. Në një vit njerëzi humbin rreth 0.7 kg lëkurë të vdekur.

-Kockat e një personi mesatar mund të përballojnë rreth 16 mijë njerëz që qëndrojnë mbi të.

-Ngjyra e syve mund të ndryshojë me moshën. Megjithatë, nëse ngjyra e syve ndryshon në mënyrë dramatike, ose nëse një sy ndryshon nga kafe në të gjelbër, duhet ta vizitoni mjekun. Ndryshimet e ngjyrave të syrit mund të jenë shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të caktuara.

-Njerëzit mund të mbijetojnë më gjatë pa ushqim se sa pa gjumë. Mund të jetojmë rreth 3 javë pa ngrënë, por pas 11 ditësh pa gjumë, trupat fillojnë të mbyllen.

-Pa gishtin e vogël, do të humbisni rreth 50% të fuqisë së dorës tuaj.

-Trupi përmban 60.000 milje të enëve të gjakut.

-Gjatë jetës njerëzit prodhojmë pështymë të mjaftueshme për të mbushur 2 pishina.