Kuriozitete

Testi nëpërmjet të cilit do mund të kuptoni se sa efektive është maska juaj

Shkruar nga Faktoman

Përdorimi i maskave preventive të transmetimit të Covid-19 është tejët i rëndësishëm. Sakaq rëndësi ka edhe efektiviteti i tyre.

Për këtë gjë ekziston një lloj testi, nëpërmjet të cilit mund ta kuptoni efektivitetin e maskës që po bartni, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Prof. Ass.Dr. Natasha Mubeen Chida nga Universiteti Mjekësor i Johns Hopkins në një intervistë për Curious City|WBEZ Chigaco (platformë që mbulon pyetjet e publikut) se për të provuar sa funksionale është një maskë, mund ta kuptoni nëpërmjet çakmakut.

Krejt çka duhet të bëni është që të tentoni të fikni nëpërmjet frymës një qiri të ndezur, me maskën e vendosur. Në rast se fiket, kjo nënkupton se maska nuk është e efektshme. Por, në rast se ndodh e kundërta, kjo nënkupton siguri maksimale.

Maskat janë bërë obligative në një numër të madh shtetesh, e kohëve të fundit iu është obliguar edhe qytetarëve të Kosovës. Në rast të mos-vendosjes së tyre në hapësira të mbyllura, mund të pasohen më pas gjoba e arrestime.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bën thirrje të përsëritur për vendosjen e maskave që mbrojnë organet e frymëmarrjes kundrejt qytetarëve të Kosovës, të cilat janë paraparë si efektive për zvogëlimin e nivelit të transmetimit të virusit që po shkakton sëmundjen Covid-19.