Fakte

10 Fakte për Shqipërinë

Shkruar nga Faktoman
1. Nënë Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) është shqiptarja e vetme që ka fituar çmimin Nobel, edhe pse e lindur në Shkup në vitin 1910.

2. Aeroporti i Tiranës mban emrin e Nënës Terezë që nga viti 2001.

3. Personi tjetër që ka fituar çmimin Nobel është Ferid Murad (SHBA), babai i tij ishte shqiptar. Ai fitoi çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1998.

4. John Belushi, ylli i filmit “Vëllezërit Bluz” kishte po ashtu baba shqiptar.

5. Shqipëria, Armenia dhe Vatikani janë të vetmet shtete që nuk kanë një dyqan McDonalds.

6. Në vitin 1995, shoferët shkodranë nuk pranuan të paguanin një taksë të re për semaforët, duke qenë se qyteti i tyre nuk kishte asnjë semafor.

7. Shqiptarët e Shqipërisë lëvizin kokën nga lart-poshtë për të thënë “jo” dhe e tundin nga njëra anë në tjetrën për të thënë “po”.

8. Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë në vitin 1967.

9. Mbreti Zog i Shqipërisë (udhëhoqi nga 1928-‘39) ishte i vetmi lider i kohërave modern që hapi zjarr gjatë një tentative për ta vrarë.