Apple ka lançuar iPhone 7 dhe Samsung gjithashtu lançoi më herët Galaxy S7.
Cili smartphone është më i përshtatshëm për ty?
Çmimet:
• iPhone fillon nga $649
• GS7 fillon nga $670
Memoria:
• iPhone 7 ka një hapësirë prej 32GB, 128GB, dhe 256 GB
• GS7 ka një memorie deri në 32GB, por mund ta zgjeroni hapësirën duke shtuar nje microsd card deri në 256GB
Ekrani:
• iPhone 7 ka një ekran 4.7” me 1334 X 750 PX rezolucion, që është 326 PPI
• GS7 vjen me një ekran 5.1” me 1440 X 2560 rezolucion, që është 576 PPI
Kundër ujit:
Të dy smartphone-ët janë të papërshkueshëm nga uji.
• iPhone 7 ka një mbrojtje nga uji me parametër IP67
• Ndërsa GS7 me parametër IP68, kështu që GS7 është më i mbrojtur nga dëmtimet e ujit krahasuar me iPhone 7.
Kamera:
• iPhone 7 vjen më një kamer e cila mund të kapi foto deri në 12 megapixel, kamera përpara deri në 7 megapixel
Gjithashtu edhe GS7 mund të kapi foto deri në 12 megapixel me kamerën e tij të pasme dhe 5 megapixel me kamerën përpara
Të dy smartphone-ët kanë bërë përmirësime në bërjen e fotove me ndriçim të ulët.
Të dy smartphone-ët gjithashtu xhirojnë video 4K.
Bateria:
• Mund të flasësh deri në 14 orë me iPhone 7
• Por me GS7 mund të flasësh deri në 28 orë
Kufjet:
Apple ka bërë një ndryshim të madh duke eleminuar fishin e kufjeve të iPhone 7.
Ndërsa Samsung ka ruajtur kufjet me fish në GS7.
Përdoruesit e iPhone 7 mund të pëdorin një kokë dalëse për të lidhur kufjet e tyre të vjetra ose të harxhojnë më shumë para për kufjet me wireless. Këto të fundit quhen “Airpods” dhe Apple po i shet për $159.