Fakte

Fakte interesante që nuk i dinit për çmimet Nobel

Shkruar nga Faktoman

Sa persona kanë marrë çmimin Nobel?

Çfarë moshe ka patur personi më i vjetër? Çfarë shume ka fituar?

Disa të dhëna rreth çmimit prestigjioz, një formë shpërblimi e krijuar në 1901 në përputhje me dëshirat e shpikësit, industrialistit dhe filantropistit suedez, Alfred Nobel vijojnë si më poshtë:

Pesë çmimet e krijuara nga Nobel në trashëgiminë e tij: mjekësi, kimi, fizikë, letërsi dhe paqe.

Një çmim i gjashtë në radhë “në nderim të Alfred Nobel” në ekonomi, i njohur si çmimi Nobel në ekonomi nisi nga Banka e Suedisë në vitin 1968.

6 fitues kanë refuzuar këtë çmim. Por duhet të bëjnë dallimin mes dy qëndrimeve atyre që e bënë këtë zgjedhje në mënyrë të vullnetshme, si francezi Jean-Paul Sartre (letërsi 1964) dhe vietnamezi Le Duc Tho (cmimin për Paqen 1973), dhe katër të tjerëve të cilët ishin të detyruar nga diktatura, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik.

8 fituesit të lindur më 28 shkurt apo në 21 maj, datat e lindjes më të hasura.  Disa data të tjerë që nuk kanë dhënë fitues, si 2 janari dhe 13 tetori.

12 edicione radhazi kur jurisë së mjekësisë i është dashur të marrë në konsideratë kandidaturën e babait të psikanalizës Sigmund Freud, i refuzuar çdo herë. Veprat e tij nuk kishin asnjë vlerë shkencore, kishte rënë në këtë përfundim një ekspert i angazhuar në 1929. Vepra e Mahatma Gandhi, një tjetër kandidat i famshëm i harruar nga Nobel-i u rishqyrtua katër herë, nëse nuk do të përjashtohej në vitin 1948, vitin e vrasjes së tij.

17 vjeç, mosha e fitueses më të re: pakistanezes Malala Yousafzai (për Paqen 2014). Më i moshuari, amerikani Leonid Hurëicz  (Çmimi për ekonomi 2007), ishte 90 vjeç.

18 fituesit që kanë dalë nga dy universitetet më të suksesshme, Stanford dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.

Rreth 1 350 të ftuar në banketin e organizuar për nder të fituesve çdo 10 dhjetor, dita e vdekjes së Alfred Nobel, në hotelin Ville de Stockholm. Kanë qenë vetëm 113 të ftuar gjatë ceremonisë së parë në vitin 1901.