Fakte

15 Fakte rreth Mark Zuckerberg

Shkruar nga Faktoman

Mark Zuckerberg është një prej CEO-ve më të njohur në botë. Ajo çka ka arritur ai në moshën 32 vjeçare është me të vërtetë ‘tronditëse’.

Në aplikacionin e tij dynden çdo muaj më shumë se një miliard përdorues.

Zuckerberg ka dhuruar me miliarda dollarë në kërkimet mjekësore, megjithatë vlen të kujtojmë se ai është një njeri me sjellje dhe shije si të gjithë të tjerët. Këtu mund të gjeni disa fakte të panjohura më parë rreth themeluesit të Facebook.

1. Mark Zuckerberg ka krijuar një program që në moshën 12 vjeçare për të ndihmuar të atin në profesion dentist që të linte takimet me pacientët.

2. Libri i tij i preferuar është ‘Aeneid’ dhe shfaqja e tij e preferuar është ‘West Wing’.

3. Ai njihet si koprrac, madje në një intervistë ka thënë se shumicën e apartamenteve të tij i ka gjetur në ‘Craiglist’.

4. Zuckerberg është daltonik prandaj dhe logoja e Facebook është blu. Ai nuk mundet t’i dallojë ngjyrat si e kuqja apo jeshilja.

5. Ai nuk ka qenë gjithmonë një kodues i nivelit të lartë.

6. Ai njihet si poliglot, madje është i interesuar për gjuhët e lashta, të tilla si ato latine. Aktualisht njeh gjuhën ‘Mandarine’.

7. Zuckerberg ka refuzuar oferta mjaft tunduese dhe nuk është lëkundur asnjëherë për ta shitur Facebook.

8. Takimi i parë me gruan e tij Prishilën ka qenë jo shumë i mbarë. Ata janë takuar duke pritur radhën për të shkuar në tualet gjatë një feste ne Harvard.

9. Ai është admirues i Steve Jobs.

10. Ai ka llogari në Twitter dhe pse nuk është shumë aktiv në të.

11. Mark njihet si tip disi i çuditshëm madje ai ka qeshur dhe vlerësuar imitimet që janë bërë ndaj tij.

12. Ai njihet si tifoz i palestrës.

13. Qeni i tij është gjithashtu i famshëm.

14. Plot 12 veta menaxhojnë faqen e tij të Facebook për monitorimin e komenteve, apo shkrimin e postimeve të tij.

15. Ai ka shënuar shprehjet e Albert Einstein dhe Pablo Picasso si të preferuarat e tij në Facebook.