Fakte

Fakte të pabesueshme për Tokën

Shkruar nga Faktoman

Gjithësia

*150 miliardë ka qenë çmimi i ndërtimit të stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori;

*6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka;

*10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi;

*2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur;

*ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i Madh kinez;

*Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo  quhet dita yjore;

*38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjikut më 1957;

*Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për  lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës;

*NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë;

* Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë;

Atmosfera

*100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës;

*Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas veti, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit;

*19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut;

*Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012-ën vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet;

*4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni;

*Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe;

*Dinosaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm se atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen;

Deti

*Në Tokë 97 për qind e ujit është i ndejtur  dhe vetëm 3 për qind i freskët;

*Në Antarktik ka më shumë akull se ujë;

*1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardë të një grami të arit;

*90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhen nga plastika;

*Çdo vit përshkruajmë 2.000 krijesa të reja detare;

*Oqeani  paraqet 99 për qind të hapësirës për jetë në Tokë;

*Çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 persona. Çdo vit vriten 100 milionë peshkaqenë për shkak të fletëve të tij;

*Gati një milion lloje gjallesash jetojnë në oqeane nga të cilat dy të tretat duhet t’i përshkruajmë;

*90 për qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane;

*Sikur gjithë ujin e botës ta mblidhnim në një top ai do të kishte diametrin 860 kilometra, sa Hëna e akullt Tetus e Saturnit;

*Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marianit;

Nën Tokë

*Toka është i vetmi planet në sistemin diellor që ka pllaka tektonike. Pa to, karboni nuk do të mund të konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do të mund të mbingarkohej;

*Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i rrallë, është 200 herë më zakonshëm në shtresën e Tokës se ari;

*99 për qind e arit ndodhet në zemër të Tokës, që do të mjaftonte që rreth Tokës të bëhej një mbështjellës me trashësi 46 centimetër;

*5500 celcius është nxehtësia e zemrës së Tokës, që është sa temperatura e Diellit;

*Në zemër të Tokës ndodhet sfera e fortë e hekurt, me diametër 2.400 kilometra. Edhe pse për shkak të nxehtësisë është e bardhë, presioni është aq i lartë sa nuk mund të shkrihet;

*55 ton është pesha më e madhe e kristalit në Tokë që është gjetur në një minierë të Meksikës;

*Nën lumin Amazonë ndodhet lumi Rio Hamza i cili në disa pjesë është i gjerë deri në 400 kilometra. Ai ecën me shpejtësi një milimetër në orë nëpër shkëmbinj;

*2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën janë gjetur baktere. Ato jetojnë duke e shndërruar radioaktivitetin nga uraniumi në ujë e energji;

Toka

*40 milionë tonë është sasia e pluhurit që bart era nga Sahara deri në Amazonë;

*Në Turkmestan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bëhet fjalë për një vrimë të mbushur me gaz që ndizet pandërprerë prej 40 vjetësh;

*3.5 miliardë vjet është mosha e fosileve të gjetura në Australi. Ato janë shumë më të vjetra se momenti kur atmosfera e Tokës kishte oksigjen;

*57.8 gradë celsius është temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur më 1922 në Libi;

*-90.2 gradë celsius është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antartik;

*Kanë kaluar gati 2 milionë vjet që kur se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik;

*Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra;

*75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme;

*Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve;

Njeriu

*Çdo ditë lindin 200.000 veta;

*Deri tani në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz;

*Deri në vitin 2050-të në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz;

*2 njerëz vdesin në çdo sekondë;