Fakte

22 Fakte që nuk i dini për Gjermaninë

Shkruar nga Faktoman
Që nga kukulla Angela Merkel, te muzetë e salsiçeve dhe gjuha me fjalë të stërgjata, zbuloni fakte interesante rreth Gjermanisë dhe gjermanëve.

1 – Gjermania ka humbur (një herë) një penallti në një konkurrim të madh futbolli. Ishte viti 1976 kur Gjermania Perëndimore e atëhershme humbi një set gjuajtjesh 5-3 në Kampionatin Europian kundër Çekosllovakisë. Në katër raste të tjera ku gjermanët u përfshinë në një prej tyre, ata fituan.

2 – Ekziston një kukull Barbi e modeluar sipas Kancelares gjermane, Angela Merkel.

3 – Karl Marks, autori i Manifestit Komunist, u lind në qytetin Rineland në Trier dhe ishte një anëtar i devotshëm i Klubit të Tavernës Trier, një shoqëri konsumi alkooli.

4 – Ndjekja e skercit humoristik britanik të vitit 1963 “Darkë për një person”, ku luan Freddie Frinton dhe May Warden, është një pjesë thelbësore e festimit të vigjiljes së Vitit të Ri në Gjermani.

5 – Megjithëse njerëzit e admironin në rini, mbreti i çmendur, Ludvigu II i Bavarisë, filloi të mbetej pa dhëmbë në të njëzetat, një nga arsyet pse ai u bë gjithnjë e më i vetmuar në kështjellën e tij përrallore.

6 – 357 030 kilometra katrorë të Gjermanisë kanë krijuar 16 lande (rajone). Secila nga ato ka një parlament të vetin dhe një qeveri të landit.

7 – Oktoberfesti i Mynihut në fakt fillon në fund të shtatorit. Mos u shqetësoni shumë nëse nuk ia dilni të merrni pjesë në të: ka 60 kopshte birre në dhe përreth qytetit që janë të hapura gjatë gjithë verës.

8 – Një dialekt i folur në pjesën veriore të Gjermanisë buron nga saksonishtja e vjetër dhe përmban fjalë me rrënjë britanike.

9 – Trabant, emri që i është dhënë përgjigjes së Gjermanisë Lindore për Audin dhe Mercedes Benz, fjalë për fjalë do të thotë satelit. U vu si një kujtim për satelitin e parë – Sputnikun sovjetik, që shkoi në hapësirë në 1957.

10 – Në vitin 1888, Gjermania kishte tre perandorë: Vilhemin I, Frederikun III dhe Vilhemin II. Frederiku III vdiq nga kanceri në laring në moshën 56-vjeçare dhe qeverisi për vetëm 99 ditë. Një liberal nga natyra, ai do të kishte qenë ndryshe nga Vilhemi II.

11 – Në 2014 u mbushën 300 vjet kur Xhorxhi I mori fronin britanik.

12 – Rruga më e ngushtë në botë është në Reutlingen. Quhet ‘Spreuerhofstrasse’ dhe është 31 centimetra e gjerë në pikën më të ngushtë.

13 – Një fjalë shumë e gjatë me 65 shkronja që përfaqësonte ligjin e deleguar për monitorimin e etiketave të biftekut u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2013. Pavarësisht kësaj ekzistojnë fjalë të tjera si sigurimi i automjetit që kanë 36 shkronja dhe e veja e një kapiteni anijeje me avull të Danubit që ka 49 shkronja.

14 – Autori amerikan, Mark Tuein, që nuk njihet si një adhurues i gjuhës gjermane, dikur deklaroi: “Nuk e dija më parë për çfarë shërbente përjetësia. Ajo i jepej disa prej nesh si një mundësi për të mësuar gjermanisht”.

15 – Termi ‘ekologji’ u përmend fillimisht nga biologu gjerman, Ernst Haeckel, në vitin 1866.

16 – Zyra e Kancelarit në Berlin njihet nga vendasit si ‘lavatriçja’.

17 – Gjermania ka pasur shumë kryeqytete që nga Ahën, Regensburg, Frankfurt mbi Main, Nurembergu, Berlini, Vajmari, Boni dhe që nga 1990 Berlini përsëri.

18 – Ka mbi 300 lloje bukësh në Gjermani.

19 – Ekziston një muze në Berlin i dedikuar një salsiçeje të veçantë derri të mbuluar me salcë pikante.

20 – Berlini është 10 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.

21 – Revista e parë doli në Gjermani në vitin 1663.

22 – Në Gjermani është e paligjshme të të mbarojë karburanti i makinës në autostrada.