Fakte

8 Fakte rreth Bob Marley

Shkruar nga Faktoman

Bob Marley njihet si legjenda e muzikës reggae, i lindur me Jamaica, në vitin 1945.

Ai është krijues i grupit “Wailing Wailers” në vitin 1963 bashkë me disa shokë të tij. Grupi i tyre u bë i famshëm kur e nënshkruan kontratën me kompaninë diskografike ” Islands Records”.

Marley ka shitur më shumë se 20 milionë kopje të CD-ve, duke e bërë kështu atë superyllin e parë ndërkombëtar që doli nga e ashtuquajtur “Bota e Tretë”. Ai vdiq në Miami, Florida, me 11 maj, 1981.

Faktoman ka përzgjedhur disa fakte shumë interesante nga jeta Bob Marley.

1. Emri i tij kur ka lindur ishte Nesta Robert Marley, por një zyrtar I pasaportave ia ka ngatërruar atij emrin e parë me të mesëm, kur ishte i vogël.

2. Ai gjithmonë ka besuar se konsumimi i marihuanës të bën të lirë.

3. Marley  lindi si katolik, por ë vitet e 60-ta u konvertua ne Rastafari.

4. Gjatë një koncerti që po  mbante në vitin 1976,një person e qëlloi atë në krah me armë, po Marley nuk e ndaloi koncertin dhe vazhdoi deri në fund.

5. Bob Marley, ka shtatë fëmijë që i njohin të gjithë, mirëpo ai ka edhe shumë të tjerë që kurrë s’ka dashur t’i bëj të njohur për publikun

6. Ishte vegjetarian si pasojë e përkushtimit të tij ndaj Rastafarit.

7. Grupi i tij, “The Wailers”, njehërë u patën përjashtuar nga një turne pasi që ishin më të famshëm sesa  grup i cili e prezantoi.

8. Fjalet e tij te fundit para se të vdiste nga kanceri në moshen 36 vjeçe, ishin: “Paraja nuk mund ta blejë lumturinë”.