Fakte

18 Fakte interesante për Ahmet Zogun

Shkruar nga Faktoman

Ahmet Zogu është një nga personalitetet më të mëdha të historisë moderne shqiptare. Edhe pse për gjysmë shekulli regjim diktatorial e komunist në Shqipëri, shumë fakte për të u shtrembëruan qëllimisht, që ndikuan në imazhin e tij negativ te shumica e shqiptarëve deri më sot.

Atë e përshkruajnë si një figurë kontradiktore dhe mjaft komplekse, duke i ditur vetitë e tij shumë të veçanta, liderishipin por edhe pasionet e tija të rreme që kishte për sportin, konsumimi i 250 cigareve në ditë, apo që flinte shumë pak dhe ishte paranojak ndaj atentateve, që jo rrallë herë ndodhën ndaj tij, përgjatë karrierës së tij politike.

1. Zogu titullin Mbret e mori kur i kishte vetëm 33 vjeç. Ka qenë mbret i Shqipërisë për 11 vjet. Ai ishte 11 vjet në fronin e mbretit, 3 vjet detyrën e presidentit, 2 vjet në detyrën e kryeministrit dhe për 10 muaj në detyrën e ministrit të Brendshëm. Ai po ashtu ishte pjesëtarë i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë si delegat nga rrethi i Matit, që udhëhiqte rreth 5000 burra për shtëpi të armatosur.

2. Mbiemri i vërtetë i familjes mbretërore është Zogolli, ishin bejlerë të Matit. Ai i kishte pesë motra dhe një vëlla.

3. Pallati i Zogut ruhej nga 500 këmbësorë dhe tridhjetë kalorës. “S’kam asgjë kundër vdekjes në betejë”, thoshte ai. “Por nuk kam në plan të lejoj të më qëllojnë në mes të rrugës si qen”.

4. Zogu dilte rrallë publikisht, edhe në oborrin e tij, ai nuk ndjente siguri. Në oborrin mbretëror ai dilte i shoqëruar me nënën e tij, zakonisht të dielave duke e ditur se askush nuk e vret kur ka nënën pranë, duke iu referuar kanunit. Ai frikësohej shumë se mos po e vrisnin.

5. Zogu nuk ishte i pasionuar pas sportit por gjithsesi  nganjëherë e merrte raketën e tenisit, për t’u dukur më evropian. Ata që lavdëronin lojën e tij nuk njihnin ndonjë standard krahasimi.

6. Mbretin Shqiptar të huajt e quanin “Oxhak njerëzor”, sepse pinte duhan jashtë normles, mbi 250 cigare në ditë

7. Shpeshherë pasi mbaronte punën ai luante e letra për para me disa prej ministrave të tij. Këto rast ai e shfrytëzonte për të  marrë  informacione informale politike. Zogu i mësonte thashethemet më të fundit nga të ftuarit e tij dhe po nëpërmjet tyre përhapte thashethemet për llogari të tij.

8. Zogu dilte jashtë Tiranës vetëm një herë në vit, dhe kur e bënte këtë shpëndante informata të rreme rrugëve duke gënjyer për vendin ku do të qëndroj, nga frika se mos po i bënë diçka dikush

9. Nuk preferonte që gratë që e vizitonin të vishnin taka të larta, e mërziste kjo.

10. Kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut ishte Fan Noli. Ky i fundit mbretin e quante “shakaxhi të përparimit”.

11. Ahmet Zogu është dhe i pari kryetar shteti që ndërmori reforma edhe për emancipimin e gruas. Në vitin 1937 Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e perçes apo mbulesës tek gratë myslimane. Ligji i Zogut lejonte ndalimin e perçes edhe me forcë, pasi ai ishte antiligjor dhe antishoqëror.

12. Ahmet Zogu u cilësua fashist dhe nazist nga komunistët, megjithatë kjo nuk ishtee vërtetë ai është i vetmi monark i luftës së dytë botërore, qeveria e të cilit hapi dyert për hebrenjtë,

13. Ai gjatë qëndrimit në Londër ka kërkuar të blejë gazetën “The Times” me në vlerë prej 10 milionë paund. Ndërsa gjatë kohës që kanë qenë në Francë, Ahmet Zogu ka blerë shtëpinë e piktorit të madh, Pablo Picaso

14. Zogu ishte fejuar disa herë para se të martohej me Geraldinën, e cila e mori titullin Mbretëresha e Shqipërisë.

15. Hitleri atij i bëri dhuratë martese një Mercedez sportiv kabriole të kuq. Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një këtë Mercedes, për ta njohur popullin me Mbretëreshën.

16. “Nusja zgjodhi një këmishë nate mëndafshi të bardhë me mëngë të gjata me dantella si këmbanë    dhe priste e tmerruar Mbretin në shtratin me tendë.” –  thuhet në biografin e Geraldinës,  Mbretëreshës së Shqipërisë. Pikërisht këmisha e natës ka edhe një histori tipike shqiptare. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk gjendej më nga shërbyesja e Mbretëreshës. E shqetësuar, kjo e fundit, ia referoi këtë bashkëshortit. Përgjigjja ishte befasuese: “Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.”  Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës. Ata u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan Leka, për nder të Aleksandrit të Madh të helenizmit antik.

17. Ndaj Ahmet Zogut janë bërë të paktën 11 atentate, të cilat janë deklaruar. Dy me bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër janë komplote që shërbimi sekret i ka njoftuar se po përgatiteshin kundër tij. Thënia më e famshme për rrezikun e jetës së Ahmet Zogut është ajo e historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili thotë :  “Të ishe badigard i Zogut ishte njëlloj si të ishte roje nate në një fabrikë baruti, rreth e rrotull së cilës shkreptijnë rrufe”.

18. Zogu ka tentuar ta vriste veten, sa ishte i shtrirë  në spital në Francë, por nuk ia doli sepse pistoleta ishte pa plumba.