Nga shtatë miliardë njerëz në botë, është interesante të jesh më ndryshe dhe më i veçantë se të tjerët.
“AsapScience” ka publikuar një listë prej 7 gjërash të cilat në qoftë se i posedoni, atëherë ju nuk jeni një person si gjithë të tjerët
1. A mund ta rrokullisni gjuhën?
Në qoftë se ju arrini ta rrokullisni gjuhën tuaj, atëherë jeni person më ndryshe nga të tjerët.
2. Keni flokë të kuqe?
Vetëm 0.5 për qind e popullsisë në botë kanë flokë me ngjyrë të kuqe.
3. Ju kanë dalur dhëmbët e pjekurisë?
Mbi 65 për qind e njerëzve në botë, i kanë hequr dhëmbët e pjekurisë dhe nëse ju ende i keni ose në qoftë se nuk ju kanë dalur ende, atëherë jeni person më i veçantë.
4. Jeni majtak(mëngjarash)?
Sipas LiveScience, vetëm 15 për qind e popullsisë së botës janë mëngjarash.
5. A jeni i martuar?
Nëse ende nuk keni vënë unazë, atëherë ju jeni person paksa më i veçantë, ngase katër në pesë të rritur në botë, janë të martuar.
6. Keni lindur në muajin shkurt?
Shkurti është muaji me më së paku lindje në botë. Shumica e njerëzve lindin në gusht dhe shtator.
7. Pini qumësht?
Rreth 75 për qind e njerëzve në botë nuk janë në gjendje të konsumojnë qumësht për shkak të intolerancës ndaj laktozës, ndërsa nëse ju mund të pini, atëherë jeni më ndryshe.