Fakte

15 Fakte që nuk i dinit për naftën

Shkruar nga Faktoman

1. “Petroleum” = Vaj shkëmbi
Fjala naftë (petroleum) vjen nga fjala greke “petros” dhe fjala latine “oleum”, që do të thotë “shkëmb” dhe “vaj”. Para se të shpikej fjala “petroleum” nga mineralogu gjerman, Georg Bauer në vitin 1556, njerëzit e quanin “vaji i shkëmbit”. Kinezët, që shpuan pusin e parë të naftës në vitin 347 para Krishtit (240 m të thellë), e quajnë “shi”, që do të thotë vaj guri.

2. Prejardhja e naftës
Disa thonë se nafta u krijua nga dinozaurët e dekompozuar dhe materiet bimore, por s’është e vërtetë. Edhe pse shkencëtarët besojnë se ka origjinë biologjike, nafta nuk ka ardhur nga planktonët e dekompozuar. Gjeologët rusë dhe ukrainas besojnë se nafta s’ka derivuar nga asgjë e gjallë, por nga depozitat e karbonit që datojnë që nga formimi i Tokës.

3. Përdorimet e lashta
Njerëzimi e përdor naftën prej kohësh. Asfalti përdorej në Babiloninë e lashtë për ndërtesa dhe anije. Bitumi u përdor për herë të parë në shekullin e 8-të në Bagdat për të shtruar rrugët. Format e papërpunuara të vajgurit përdoreshin për llambat. Gjatë mbretërimit bizantin, zjarri grek, një armë ndezëse formula e së cilës ka humbur prej kohësh në histori, besohej të ndizej me naftë.

4. Dashuron balenat? Falë naftës!
Në shekullin e 9-të, kërkesa e lartë për vajin e balenës për përdorime industriale nxiti industrinë e balenave. Ai përdorej për llambat, dyll qiriu dhe lubrifikanët e orëve; për të shkëlqyer fotografitë e hershme dhe përbërës esencial për farmacinë, sapunin dhe kozmetikën. Falë distilimit të naftës, kërkesa për vajin e balenës ra derisa nuk pati më arsye ekonomike.

5. Kur nafta derdhej në lumë
Gjatë ditëve të hershme të naftës standarde (para se makinat të bëheshin popullore), vajguri ishte karburanti i ditës. Benzina, një nënprodukt i naftës së distiluar, nuk kishte shumë kërkesë. Ishte një produkt i lirë që përdorej kundër morrave dhe për të hequr njollat. Në të vërtetë, nafta ishte kaq e lirë sa kompanitë e hidhnin në lumenj.

6. Zona të ndryshme, çmime të ndryshme
Nafta ka kosto të ndryshe në pjesë të ndryshme të vendit, edhe pse po njësoj kushton të prodhohet dhe të transportohet. Në SHBA çdo zonë ka çmime të ndryshme. Është strategji e kompanive të naftës për të nxitur përfitimet që t’i marrin klientëve sasi të ndryshme në bazë të volumit të trafikut, kushteve të karburantit, të ardhurat për frymë.

7. Rritja e çmimeve në 1970-ën
Është e lehtë të mendosh se çmimet e larta sot janë një problem i ri, por fakti është se kjo kanë ndodhur edhe dy herë më parë. Në vitin 1973, anëtarët arabë të “OPEC”-ut njoftuan se do prisnin prodhimin e naftës dhe nuk do ta eksportonin në SHBA, Evropë dhe Japoni, pasi mbështesnin Izraelin në luftën e Jom Kipurit. Në thelb, e përdorin naftën si armë për të dënuar Perëndimin. Në vitin 1979 ndodhi kriza e dytë pas revolucionit iranian.

8. Arsyeja që sauditët janë kaq të pasur
Nxjerrja e naftës nga toka është proces i ndërlikuar, por edhe një shkencë më vete. A e dini se sa i kushton “Saudi Aramco”, kompania kombëtare e naftës në Arabinë Saudite dhe prodhuesit më të madh të botës një fuçi naftë? Sipas “Forbes”, “Aramco” fiton gati 200 miliardë dollarë në vit neto, nga 350 miliardë bruto. Arabëve prodhimi i një fuçie u kushton vetëm 2 dollarë dhe e shesin rreth 130 dollarë.

9. Rritja e naftës sjell rritjen e mallrave
Nga 20 milionë fuçi që SHBA-ja importon çdo ditë, vetëm 45 për qind përdoret për benzinë. Boja, ekranet e kompjuterit dhe televizorit, telefonat celularë, llambat, jastëkët, letrat, dyshekët, ndenjëset e makinave, tapetet, poljestra, prodhohen të gjitha nga përbërës që kompanitë kimike i rafinojnë nga gazi natyral dhe nafta. Nafta përdoret edhe për energji nga shumë kompani ushqimore, kjo është arsyeja që gjithçka është e lidhur zinxhir.

10. A e kemi arritur pikun e rritjes së çmimit të naftës?
Grafiku tregon se prodhimi i naftës ka arritur kulmin në shtetet që s’ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Prodhimi shtëpiak i naftës në SHBA arriti kulmin në vitet 1970. Shumë janë të shqetësuar për naftën e prodhuar në kohë dhe sasinë që mund të nxirret në të ardhmen. Kjo sepse kosto e prodhimit do të rritet gjithnjë e më shumë ndërsa ai rrallohet. Një gjë është e sigurt, çmimi i lartë i naftës ka ardhur të mbetet./faktoman.com

11. Lindja e Mesme mbetet lojtari kryesor në prodhimin e naftës
Ky rajon lë shumë pas pjesën tjetër të botës përsa i përket rezervave, duke siguruar një rol të rëndësishëm në skenën politike globale. Vetëm Arabia Saudite zotëron 25% të rezervave të njohura botërore. Deti i Veriut dhe Kanadaja vazhdojnë të kenë rezerva të konsiderueshme por shfrytëzimi i rezervave në këto vende shoqërohet me shpenzime të shumta.

12. Sa do të zgjasë nafta?
Shkurt mund të themi se nuk dihet por edhe vetë në industrinë e naftës mendohet se po afrohet sasia maksimale e nxjerrjes së naftës. Sipas ekspertëve mendohet se ka rreth 40 vjet rezerva që dihet se ekzistojnë, por thuhet se mund të ketë vetëm 30 vjet. Në fakt ky vlerësim është rritur vitet e fundit ndërsa është ulur prodhimi. Ulja e konsumit të naftës sigurisht që do ti zgjasë jetën burimeve të naftës.

13. Importet dhe përdorimi
Europa Perëndimore dhe Japonia varen shumë nga importet sepse prodhimi në vend nuk e përballon kërkesën masive për naftë. Shtetet e Bashkuara zënë vendin e parë për frymë si konsumator i naftës por prodhon një sasi të konsiderueshme të saj vetë. Prodhuesit në Lindjen e Mesme, ku çmimi i naftës është shumë i ulët, janë po ashtu konsumatorë të mëdhenj të saj. Vendet më të varfra konsumojnë shumë më pak për frymë.

14. Kostoja e naftës
Për një shekull çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme. Por ato u ngritën tej mase kur karteli i naftës Opek bllokoi eksportet për Perëndimin gjatë luftës arabo-izraelite. Çmimet e naftës u rritën trefish që e çoi Perëndimin drejt një krize të përgjithshme. Edhe revolucioni iranian pati efekt të ngjashëm. Po ashtu çmimet pësuan ngritje gjatë dy luftërave të Gjirit.

15. Prodhimi global
Lindja e Mesme është gjithashtu edhe prodhuesja me e madhe e naftës. Për momentin ajo prodhon një të tretën e sasisë botërore. Por edhe Europa e Eurazia (kryesisht Rusia dhe Britania e Madhe) dhe Amerika e Veriut janë prodhues të mëdhenj. Dallimi qëndron në atë se gati e gjithë nafta në Lindjen e Mesme eksportohet ndërsa nafta e nxjerrë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme./Faktoman.com