Henry dhe Jeanette De Lange, kanë qenë të martuar për 63 vite e duket se dashuria e tyre ka qenë aq e fortë sa as vdekja nuk mundi t’i mbante larg njëri-tjetrit. Ata kanë ndërruar jetë pak ditë më parë, në të njëjtën dhomë me vetëm 20 minuta diferencë.
Janette ka vdekur në 17:10 ndërsa bashkëshorti i saj në 17:30. Çifti nga Dakota e Jugut ka prekur jo vetëm familjarët por të gjithë ata që dëgjuan për historinë e tyre.