Kuriozitete

Si te lexoni te ardhmen në filxhanin e kafes?

Shkruar nga Faktoman

Rregullat

Filxhani duhet të jetë i rrumbullakët, pasi aty lexohet më së miri e ardhmja.  Kafeja duhet të jetë e fortë dhe e freskët. Sheqeri, qumështi apo disa përbërës shtesë nuk lejohen.  Kafeja pihet e nxehtë, derisa fundi ende nuk është tharë.  Kur të pini kafenë dhe në filxhan mbetet pak fund, me dorën e majtë e rrotulloni filxhanin, në mënyrë që fundi të marrë sa më mirë shtresë. Me rëndësi është, që ta rrotulloni tri ose shtatë herë. Filxhani rrotullohet në pozitë përmbys dhe lihet ashtu, derisa fundërrina të thahet.  Nuk duhet të jeni i padurueshëm dhe ta lëvizni filxhanin çdo moment. Ditët ideale për shikimin e fatit në filxhan të kafesë janë e marta dhe e premtja.  Keni të drejtë të pyesni filxhanin për tri dëshira. Për dëshira të dashurisë përdorni gishtin e vogël, ndërsa për dëshira të punës, gishtin tregues.

Shenjat dhe domethënia e tyre

Dragua: E kaluara nuk ju lë të qetë. Është koha për zgjidhjen e problemeve, të cilat për një kohë të gjatë ju janë grumbulluar.

Aeroplan: Ju pret një udhëtim befasues.

Anije: Po hyni në një periudhë të lumtur. Prisni lajme të mira.

Demi: Po ju vardiset dikush.

Balonë: Ju pret një befasi e madhe.

Lule: Ju shprehet një dashuri.

Këpuca: Ju vardiset një koleg.

Ibrik çaji: Nëse është pranë buzës së gotës, ju presin ditë të lumtura, e nëse është buzë fundit të gotës ngatërresë në familje.

Barkë: Ndihmë e papritur. Nëse jeni në gjendje të vështirë, ju pret një përfundim i lumtur.

Çizme: Do të fitoni diçka.

Çekiç: Ngatërresë me dikë të zemrës.

Drunj: Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe përmbushje të dëshirave.

Fëmijë: Në majë të filxhanit do të thotë shoqëri, ndërsa në fund ju paralajmëron një periudhë plot me probleme.

Buton: Do t’ju përmbushet dëshira, që e keni pritur për një kohë të gjatë.

Gozhdë: Kini kujdes, ju ofrohet një padrejtësi.

Gondolë: Nëse është në majë të filxhanit-udhëtim. Në mes – romancë dhe dashuri. Në fund – ngatërresë me të dashurin.

Kitara: Ju presin momente romantike.

Pëllumbi: Ju pret një lajm i mirë.

Korbi: Përgatituni për lajme të këqija, të cilat po mbërritjnë

Vezë: Pjesë e kohës kur do t’ju sjellin sukses në çdo aspekt.

Gjellë: Sukses i madh në punë.

Njëbrirëshi: Dikush ju do, ose është i dashuruar në ju. Mendoni kush mund të jetë.

Mollë: Ju pret një ofertë dashurie. Do duhet të rrezikoni për t’i arritur qëllimit.

Ombrellë: Do t’ju duhet ndihma e të tjerëve. Nëse është e hapur, mos u brengosni, do të keni mbështetje.

Libri: Nëse është i mbyllur, do të keni probleme me shtetin, nëse është i hapur, do të kuptoni një fshehtësi.

Çelësi: Së shpejti do të zgjidhni një problem, i cili ju ka rënduar për një kohë të gjatë.

Valixhe: Po mbërrijnë mysafirë të palajmëruar.

Kali:  Shenjë e shkëlqyeshme. Fitim, shoqëri.

Breshkë: Dikush po jua punon pas shpine.

Shtrati: Probleme më të vogla të fushës natyrore.

Krokodili: Ai, për të cilin ju çmendeni, nuk do t`jua kthejë në të njëjtën mënyrë.

Dardhë: Po ju pret një trashëgimi.

Luani: Ju pret avancim në punë.

Flutur: Besojuni njerëzve, të cilët ua duan të mirën.

Lopatë: Do të gjendeni mirë, për t’i realizuar planet tuaja