Kuriozitete

Brenda kishës që zbukurohet me kafkat dhe eshtrat e të vdekurve

Shkruar nga Faktoman

Mund t’ju duket si një vend i dalë nga filmat e Indiana Jones, por kjo kishë nuk është imagjinare. Ajo ekziston dhe ndodhet në Kishën St Leonard’s, Kent të Britanisë së Madhe.

Kjo kishë lokale është dekoruar nga kockat dhe kafkat e mbi 2 000 vendasve që kanë vdekur mbi 800 vite më parë. Ajo është një prej koleksioneve të ruajtjes së eshtrave dhe kafkave të lashta të njerëzve në Britani.

Në koleksion përfshihen mbi 1000 kafka dhe një mur me eshtra me lartësi mbi 1.8 metra.

Ky koleksion i eshtrave të lashta përbëhet nga vendas të shekullit të 13-të deri në të 15-të që pjesa më e madhe kanë vdekur nga shkaqe natyrore apo sëmundje.  Kafkat tregojnë shenja të traumave të goditjes, thyerje, lëndime, sëmundje etj.